DITA 19: I ZËNË GJATË 10 NETËVE TË FUNDIT?

Nëse do mendojmë për qëllimin e ardhjes tonë në këtë jetë dhe destinacionit tonë final, Xhennetit, përgjigja­ bëhet shumë e thjeshtë: Sakrifikoni punët tuaja ditore përgjatë 10 ditëve, në mënyrë që të përqendroheni  më mirë në adhurimin e natës. Gjithsesi, jo të gjithë mund ta bëjnë këtë.

Kështu që, çfarë mund të bëjmë? Ja disa këshilla:

Investoni në punë të dobishme dhe në menaxhimin e kohës, duke qenë në gjendje për të mbaj­ tur ekuilibër ndërmjet punës dhe adhurimit.

Planifikojeni ditën tuaj orë pas ore; shikoni se në cilën pjesë të kohës duhet të jeni në punë, e cilën pjesë kohe në xhami dhe çfarë mbetet për pjesën ndërmjet tyre, për të përfituar sa më shumë energji dhe kursyer kohë. P.sh, dremitje për të marrë fuqi, iftare të lehta, etj.

Jini të pamëshirshëm në disiplinën e kohës tuaj dhe sigurohuni që asnjë minutë nuk do shkojë dëm. Në të kundërt, do të keni një goditje të rëndë në përpjekjet e tjera për pjesën e mbetur të ditës. Mos jini të vetëkënaqur me aktivitetet që kaloni kohën dhe të humbisni vëmendjen.

Ndiqni disiplinën e mësipërme me përpikmëri, të paktën për 10 netët e fundit dhe do ndihesh mirë, me lejen e Allahut!

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button