Berisha analizon 300 ditët e Ramës: As rrogat rriti, po hoqi dhe ‘gjelin e detit’

Ish-Kryeministri Berisha ka analizuar sot, 300 ditët e Qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, vetëm një ditë pasi Qeveria shpalosi arritjet e veta direkt para mediave. Ai e konsideroi gjithçka u tha një ditë më parë, një “show”, një “megamashtrim” dhe duke iu referuar statistikave, vlerësoi se 34 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e punës nga kjo qeveri, se rrogat dhe pensionet jo vetëm nuk u rritën, por u hoq edhe “gjeli i detit” – shpërblimi i fundvitit; se shëndetësia nuk u bë falas, se ish-të përndjekurit s’u paguan me 127 euro siç iu premtua për ditën e vuajtjes.

Deklarata e Berishës para mediave:

“Aleanca e qelbësirave” – Këtë etikë e zgjodhën ata në ditën e themelimit të aleancës me ideologët, me analistët e tyre. Kjo nuk është origjinale e imja.

Për qeverinë që doli para mediave, 300 ditët ishin ditët e show, të suksesve imagjinare, për shqiptarët ata, sipas të dhënave zyrtare, u bënë më të varfër se 300 ditë më parë, më të papunë se 300 ditë më parë.

Përveç këtyre, këto 300 ditë, në piedestalin e institucioneve shtetërore u ngjit mafia dhe kleptokracia.

Kurrë në historinë e një vendi, institucionet e një vendi nuk janë pushtuar nga malavita, përdhunues, pengmarrës. Por le të fillojmë t’u referohemi fakteve.

Nga arena në arenë, nga tatimi në tatim, Edvin Kristaq Rama, u premtonte shqiptarëve, rrogën e 13 dhe pensionistëve, pensionin e 13-të dhe kjo, jo vetëm që s’u dhanë, por iu hoq edhe gjeli i detit, shpërblimi i fundvitit.

34 mijë vetë humbën punën, por Kryeministrit shqiptar i pjell mushka!

Afërsisht 34 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës, mirëpo, Kryeministrit shqiptar, më falni për shprehjen, i pjell mushka. Po. Ka ndodhur gjatë diktaturës, na thonë nga Llakatundi, se drejtori çon një dispaç në Ministri të Bujqësisë të njoftojë se këtu kanë filluar të na pjellin mushkat. Dhe ajo mori një eko në atë hapësitrë të vdekur mbarëshqiptare.
Kryeministri njoftoi dje se në bordero janë 47 mijë 355.5 rrogëtarë më shumë – e ndau përgjysëm një forcë pune – një mashtrim i paskrupullt.

Pastaj duhet të pranojmë se rritja e papunësisë në statistika, që bazohen në anketën e forcave të punës, duhet të besojmë se rritja e papunësisë shtohet me rritjen e punësimit, pra, një mashtrim, se njeriu që nuk ka asnjë koncep, mund t’ia lejojë vetes këto. P
Me keqardhje duhet të them se Shqipëria u zhyt në recension. Ju kërkoj të merrni statistikën e Gjergjit të Edvinit. Gjergji i Edvinit ka bërë një skandal të paimagjinueshëm. Rritjen nominale tregues për tregues, tremujor për tremujor, janë negative, ç’ka do të thotë se rritja nominale është negative.

Gjergji i Ramës – megamashtrim me statistikat, rritja ekonomike fiktive, jo reale

Me keqardhje mund tu them se Shqipëria u zhyt në reçesion. Kërkoj nga ju të merrni statistikën e Gjergjit dhe Edvinit. Gjergji i Edvinit me porosi të tij që duhet të nxirrte rritjen patjetër pozitive ka bërë një skandal të paimagjinueshëm në rritjen nominale të gjithë treguesit janë negativë.

Rritja nominale mbart çmimin siç është pa inflacionin, PBB është kjo, po nuk është realja është fiktive. Megjithatë edhe kjo i del negative atij dhe kjo është shumë e rëndë. Rritja nominale tremujor për tremujor u del negative nuk kanë mundur të mashtrojnë. Tani duan rritje pozitive, kanë nxjerrë rritjen reale 1.7, që mund të ndodhë vetëm në rast se këtu do të ishte bërë deti naftë, por kjo s’ka ndodhur. Nafta është bërë Koço për të bërë naftë, por tjetër gjë nuk kemi.

Ky është një megamashtrim. Po në historikun e INSTAT keni se rritja reale në një tremujor zbriti në 0.2%, rritja nominale 2.2%, por kjo ska vlerë sepse ka brenda çmimin e rritur nga inflacioni. Është e dhimbshme, fshehin një nga zhvillimet më dramatike për kurrizin e shqiptarëve. Këta thonë se kanë përmirësuar të adhurat. Kam çdoganimet e mallrave të forta, në 6 mujorin e parë kanë çdoganuar 400 ton kafe më pak, karburante të importuara 7500 ton më shumë, prodhim vendi 16 000 ton më pak se në 2013. I pin Koçoja, është bajlozi i naftës. Në total janë më pak. Pije energjitike 60% më pak se në 2013. (Ora News)

Lajme të ngjashme

Back to top button