“MONSTRA” – FAMILJARËT BIEN NËN NDIKIMIN DHE PRESIONIN E BDI-SË

Protestat kundër procesit të montuar politik “Monstra” u nisën  dhe arritën të shëndrohen në protestat mbarë shqiptare falë popullatës shqiptare nga Shkupi, të cilët nuk nguruan që të ngrejnë zërin ndaj padrejtësive dhe dhunës shtetërore që pushteti maqedonas e ushtron ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Pasiqë, organizator i protestave ishte vet populli, është më se e qartë që në to do të mernin pjesë profesor, intelektualë, politikanë,sektori civil, si dhe shumë kategori tjera qytetare. Fatkeqësisht, ata më të ftuarit , udhëheqësit poltik shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, nuk e panë të arsyeshme të jenë në ditë të vështira me popullin e tyre.

Gjithë ai solidarizim botëror dëshmoi pjekurinë kombëtare të shqiptarëve, dhe çdo epilog pozitiv në këtë drejtim duhet t’u përshkruhet gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë, e askujt tjetër qoftë parti, shoqatë apo grupim tjetër.

Në saje të këtij solidarizimi mbarë kombëtar, u arrit që të lëkundet rasti “Monstra”, por jo vetëm ai sepse ky rast paraqet kutinë e pandorës, pas këtij do të duhet të hapen shumë raste tjera të montuara ndaj shqiptarëve. Protestat do të duhet të zgjerohen për të gjitha rastet tjera politikisht të montuara.

Në saje të këtij solidarizimi vëllazëror, sot edhe zyrtarë të lartë botëror, ndër to edhe zonja Viktoria Nuland, qeverisë së Maqedonisë ia tërheqin vërejtjen për hallin e rëndë që gjendet shoqëria jonë këtu.

Dalja e familjarëve më një Këshill Organizativ Koordinues është gjest i pritur dhe për t’u përshëndetur.

Por, deklarata e tyre, me rastin e shpalljes së këshillit,” Pamë dhe lexuam se disa persona kërkojnë të përfitojnë nga protestat…” është deklaratë e bërë nën frymën e presionit të partisë shqiptare në pushtet, dhe e njëjta do të ndikojë negativisht në rrjedhën e protestave.

Prandaj, Këshilli i sapoformuar duhet që të jetë transparent dhe të dal me emra konkret se  kush janë ata që “ u panë dhe u lexuan.. “ në protesta, dhe që paskan qëllime tjera jashta lirimit të të burgosurve,dhe të bëjë  publike të dhënat në të cilat e ka bazuar këtë akuzë. sepse ndryshe Këshilli do ta devalvojë qëllimin e protestës dhe sakrificën e shqiptarëve, si dhe fatkeqësisht do të shëndrohet në vegël e partisë në pushtet.

Këshilli Organizativ duhet ta ketë të qartë që se cilën anë do ta mbajë, atë të popullit dhe të vazhdojë protestat masovike,  apo të BDI-së, e cila ka frigë humbjen e pushtetit vazal, (për të cilin pushtet nuk e ka dert çmimin e lirisë dhe sigurisë së popullit të vet) dhe me këtë të zbeh protestat sa për sy e faqe.

Në protesta doli populli dhe  dhunës së instaluar shtetërore iu kundërshtua vet populli, i lënë pas dore nga partia shqiptare në pushtet,  e cila në vend që të rreshtohet në anën e popullit, ajo ushtron presion tek familjarët e të burgosurve  që nëpërmjet deklaratave të këtilla , të shkaktojnë huti dhe protestat të zbehen.

Më duhet të pranoj që, falë këtij Këshili të sapo formuar, ata edhe po ia arrijnë qëllimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button