Rama takon fermerët: Të rritim prodhimet “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim ditën e sotme me fermerët në Malësinë e Madhe, në kuadër të hartimit të projekteve për shtimin e investimeve evropiane në vend. Kryeministri i’u kërkoi fermerëve që të rritin prodhimin e tyre “Made in Albania”.

Rama u kërkoi fermerëve të Malësisë së Madhe të hartojnë projekte për të rritur numrin e investimeve nga Bashkimi Evropian, dhe shtoi se duhet punuar më shumë për të rritur prodhimin “Made in Albania”.

“Duhet të hartojmë me kujdes programet aplikuese që të përfitojmë sa më shumë fonde nga Bashkimi Evropian. Energjitë tona të jenë të bashkuara. Fermeri shqiptar duhet të përgatitet për rrugën drejt Evropës. Jemi të kënaqur me aplikimet e deritanishme”, ka thënë kryeministri Rama, ndërsa ka theksuar se rrethi i Malësisë se Madhe është i rëndësishëm veçanërisht për bimët medicinale.

I pranishëm në takim ishte dhe ministri Bujqësisë Edmond Panariti, i cili diskutoi me fermerët për problemet  e ngritura nga këta të fundit në lidhje me prodhimet e tyre bujqësore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button