Dubrovnik, Nishani-Jahjagës: Mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës

Presidenti Bujar Nishani është takuar sot me homologen kosovare Atifete Jahjaga, në kuadër të Samitit 100 të Liderëve të Biznesit të Evropës Juglindore që u çel dje në Cavtat të Dubrovnikut, njëkohësisht me Samitin Bërdo–Brioni, ku të dy janë pjesëmarrës.

Mësohet se në takim, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka premtuar Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga mbështetje të vazhdueshme dhe forcim të marrëdhënieve.

Të dy presidentët mësohet të kenë shprehur kënaqësi pqër arritjete deritanishme të dy shteteve shqiptare.

Presidentët e vendeve të rajonit prezantuan dje përpara një numri të madh biznesesh, aspektet e zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit, mundësitë dhe klimën për investime të huaja në rajonin e Evropës Juglindore.

“Vendi im, i cili sapo fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, ofron mundësi të mëdha, falë burimeve të shumta natyrore, bukurive bregdetare dhe malore, trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe ambientit miqësor për investimet e huaja.Shqipëria ka një popullsi të re, shumë vitale, të aftë t`i ofrojë tregut një fuqi punëtore konkurruese. Falë zbatimit të projektit “brain gain” janë rikthyer ekspertë cilësorë, të cilët e kishin lënë Shqipërinë më parë, duke sjellë me vete edhe kualifikimin dhe eksperiencën në vendet ku kanë jetuar.
Ekonomia shqiptare i rezistoi relativisht mirë krizës ekonomiko-financiare. Pozicioni gjeografik i ka dhënë Shqipërisë statusin e portës hyrëse për rajonin në mënyrë fare natyrale. Projektet madhore, si: Trans Adriatic Pipeline (TAP) dhe Korridori Adriatiko-Jonian janë bërë një domosdoshmëri nga pikëpamja gjeostrategjike, veçanërisht, pas krizës në Ukrainë,” tha Nishani dje gjatë fjalës së tij.(BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button