DITA 18: A NDIHENI SI NJË BURRË I MOSHUAR NË NAMAZ?

2 vite më parë, teravitë i fala pranë një burri shumë të moshuar. Pashë, që ai përpiqej për t’u ngritur­ dhe qëndruar në këmbë (po dridhej nga pafuqia),­ por qëndroi përgjatë Jacisë dhe namazit të teravive.

Dikush mund t’i ketë thënë të ulet dhe qetësohet,­ por mund të shihet nga vendosmëria e tij në çdo rekat namazi, se ai donte të qëndronte në këmbë për Allahun e Lartësuar, e nuk donte të rrinte ulur.

Burri i moshuar më solli në kujtesë, se disa herë masa e matjes sesa shumë e doni dikënd shihet nga numri i përpjekjeve që bëni për hir të tyre. Nëse ne e duam me të vërtetë Allahun e Lartësuar, a nuk duhet që të gjithë ne të bëjmë disa përpjekje shtesë për hir të Tij?

30 KËSHILLA PËR NJË RAMAZAN TË PAHARRUESHËM 51

Mendoni rreth një sfere ose aktiviteti, ku arrini t’i shfaqni Allahut të Lartësuar përpjekjen shtesë për hir të Tij. Ajo mund të jetë zgjimi për namaz nate, ose falja e namazeve vullnetare, ose ushqyerja e të varfërve.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button