Të akuzuarit në rastin “Spiun”, nuk kanë zbuluar sekrete shtetërore

Të akuzuarit në aferën “Spiun” nuk kanë zbuluar sekrete shtetërore”, thanë sot avokatët mbrojtës të të pesë të akuzuarve të cilët e kishin fjalën e fundit.

Gjithashtu, avokatët ishin të një fjale se sipas provave të cilat janë treguar nga ana e Gjyqit, lehtë është mundur të konfirmohet se të akuzuarit të cilët ngarkohen për “shoqërim në kriminalitet”, ndërmjet veti nuk njihen, raporton “Netpres”.

Sllavko Janev, avokat i Alekso Angelovskit, në mbrojtjen e klientit të tij, ka theksuar se nuk njihet me të akuzuarit e tjerë deri në momentin e arrestimit të përbashkët për rastin “Spiun”.

Madje, avokati i Zoran Kostadinovskit, Sterjo Zikov, gjithashtu ka konfirmuar se klienti i tij nuk njihej para gjykimit me të akuzuarit e tjerë, dhe për këtë nuk mund të ngarkohet se është organizator i “krimit të shoqëruar”.

Ai ka shtuar se në provat ekzistojnë dy video -incizime në të cilat ai dhe MarjanEfremov, thjeshtë si shokë pinë kafe në ndonjë kafiteri. Procesi gjyqësor për rastin “Spiun” do të vazhdojë muajin e ardhshëm, më datë 18, 20, 22 dhe 27.

Lajme të ngjashme

Back to top button