Gjermania kampion bote!

GJERMANIA ËSHTË KAMPION I RI I BOTËS

Kombëtarja e Gjermanisë ka mposhtur Argjentinën me rezultat 1 -0 në finalen e madhe që u zhvillua në stadiumin Marakana.

Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë të dyja kombëtaret krijuan raste të mira për shënim, mirëpo Argjentina ishte më afër golit, edhe pse gjermanët e patën posedimin më të madh të topit.

Në fillim të takimit Argjentina mori iniciativën duke rrezikuar disa herë gjermanët dhe portën e Manuel Neuerit.

gotze

Në pjesën e dytë skuadra e parë që rrezikoi ishte Argjentina. Lionel Messi provoi në minutën e 47-të, por gjuajtja e tij përfundoi pranë portës gjermane. Në këtë rast ai u shërbye nga Lucas Biglia.

Për Gjermaninë i pari rrezikoi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Botërore, Miroslav Klose por nuk arriti.

Fituesi i këtij Botërori u vendosë në vazhdime kur në minutën e 113′  Mario Goetze i lë pa fjalë gjithë të pranishmit në stadiumin Maracana, shënon për 1-0.

Ky është titulli i katërt në histori për Gjermaninë, derisa Argjentina mbetet me dy Kupa të Botës./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button