Protesta para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll (FOTO)

Diku rreth 700 protestues janë tubuar sot në  Stamboll në përkrahje të protestave të shqiptarëve në Maqedoni për rastin “Monstra”.

Me flamuj dhe slogane për raste të montuara gjyqësore, protestuesit  fillimisht janë tubuar në parkun “Gezi”.

Fatih Nebiju, njëri nga pjesëmarrësit në protesta thotë për Portalb, një masë njerëzish prej rreth 700 vetave, kanë lëvizur nga Parku “Gezi”, dhe kanë shkuar para ambasadës së Maqedonisë në Stamboll, ku edhe kanë folur për protestën.

“Jemi mbledhur këtu për të shprehur pakënaqësinë për dhunën që ka ushtruar policia ndaj protestuesve shqiptar. Jemi mbledhur këtu për të shfaqur indinjatën tonë ndaj dënimit të 6 vëllezërve tanë nga Gjykata e maqedonasve me burg të përjetshëm në rastin Monstra. Për këtë padrejtësi jemi mbledhur këtu para konsullatës maqedonase. Që nga viti 2012 kur ndodhi rasti, policia burgosi ata dhe sipas informatave të avokatëve, asnjë arsye nuk është gjetur për ti mbajtur vëllezërit tonë në burg. Me 4 korrik 2014 në protestat në Shkupi, policia përdori dhunë ndaj shqiptarëve. Ministrja Gordana Jankullovska që në momentin e arrestimit tha se ky akt ishte bërë nga terroristët islamik, ende pa mos nisur gjykimi! Ne jemi këtu, kërkojmë drejtësi për vëllezërit tanë!” tha mes tjerash Xhihad Sharkan,mbajtësi i fjalimit. / Portalb

Protesta ne Stamboll 00

Stamboll6

Portesta ne Stamboll5

10551977_10202838481697819_2019607067_n

Portesta ne Stamboll2

Portesta ne Stamboll3

Prtoesta ne Stamboll 66

Portesta ne Stamboll4

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button