Izraeli sulmon xhamitë në Gaza, Hamasi synon Tel Avivin (VIDEO)

Prej pesë ditëve ka bombardime të tmershme mbi Rripin e Gazës, ku verifikohen mbi 140 të vdekur dhe 930 të plagosur. Të shtunën ka pasur sulme të reja ku pjesë e bombardimeve është bërë edhe një xhami.

Sipas armatës izraelite, ata sulmojnë vendet ku fshehen militantët e Hamasit, ku nuk përjashtohen edhe xhamitë. Deri më tani janë sulmuar mbi 1100 objekte në Gaza.

Së shpejti pritet një samit i vendeve arabe në Kairo, ku do diskutohet mbi situatën e tensionuar në vendet palestineze.

Raketa të reja në drejtim të Tel Avivit

Sipas të përditshmeve europiane, bëhet e ditur se Hamasi ka lëshuar raketa në drejtim të Tel Avivit, të tipit J-80. Flitet për një shtëpi të shkatërruar por pa specifikuar nëse është vrarë ndonjë izraelit.

Politikanët hebrenj bëjnë me dije se do u rezistojnë kërkesave të ndërkombëtarëve për armëpushim dhe se do vazhdojnë bombardimet deri sa të arrihet qetësia në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button