Victoria Nuland flet për korrupsionin në Ballkan, mendon për Maqedoninë?

Victoria Nuland, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, e cila nesër (e diel) vjen për vizitë në Kosovë dhe pasnesër në Shkup, ka mbajte një fjalim të fuqishëm kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se ky regjion ka akoma probleme me demokracinë, korrupsionin dhe tensionet etnike ,shkruajnë mediat kroate, transmeton Portalb.

Kritika e saj e ashpër po duket si një përshkrim i situatës së fundit në Maqedoni, ku gjyqi, por edhe liria e mediave, janë pjesë e fjalimit të saj në Dubrovnik.

“Në këtë regjion, ne shohim se korrupsioni, konfliktet e zgjatura, tensionet etnike dhe dhuna akoma janë ekzistente në disa shtete. (…) Kur shikojmë vlerat e shteteve perëndimore dhe integrimet që kërkojnë këto vende në të, tregon se ne duhet të jemi të ngjashëm. Evropa nuk mund të pranojë në gjirin e saj shtete kleptokrate dhe të zhytura në korrupsion, si dhe shtete të cilat nuk kanë zgjedhje të lira dhe ku mediat janë të dhunuara. Po ashtu s’mund ta pranojmë faktin dhe s’mund të kemi paqe, në momentin kur shikojmë që politika, korrupsioni dhe gjyqësori bashkëveprojnë mes veti.
Prej Ballkanit e deri në Baltik duhet ta kuptojmë mirë, ashtu siç e kuptuan ata në Maidan, se korrupsioni nuk është vetëm vrasës i demokracisë, por edhe mundësi e lehtë që autokratët dhe kleptokratët të arrijnë qëllimet e influencën e tyre mbi qytetarët e vetë.” tha ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button