Erdogan dënon sulmet ajrore të Izraelit në Gaza

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit asnjëherë nuk do të normalizohen për sa kohë që Izraeli vazhdon ofensivën e saj kundër palestinezëve, tha kryeministri turk dhe kandidati presidencial Rexhep Tajip Erdogan.

“Së pari ju duhet të ndaloni këtë mizori, përndryshe është e pamundur për të arritur normalizimin,” tha Erdogan para një turme mbështetësish gjatë një tubimi në qytetin qendror të Anatolisë Yozgat.

Vërejtjet e Erdoganit erdhen pasi forcat e Izraelit filluan një ofensivë ushtarake në shkallë të madhe në Rripin e Gazës që nga e hëna.

“Nëse bota ka dëshirë të madhe për paqe, këtu është një Izrael i cili është duke sulmuar me qindra e mijëra bomba dhe duke përdorur forcë joproporcionale kundër njerëzve të pafajshëm dhe të shtypur,” tha Erdogan. “Për sa kohë do të vazhdojnë të mbeten të heshtur për këtë?”

Marrëdhëniet turko-izraelite janë tendosur që kur komandot izraelite vranë tetë turq në maj 2010, kur ata sulmuan një flotilje me ndihma duke përfshirë anijen turke Mavi Marmara, ndërsa ajo ishte në ujërat ndërkombëtare jashtë Gazës.

Erdogan ka thënë se edhe pse Izraeli ka plotësuar dy nga tre kushtet – falje dhe kompensim – që Turqia kishte vendosur për normalizimin e lidhjeve pas sulmit, Izraeli nuk është i gatshëm për të përmbushur kushtin e tretë, heqjen e embargos mbi Gazan./mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button