Traileri i filmit të ri të Angelina Jolie (VIDEO)

Unbroken’ është filmi i dytë që do të sjellë Angelina Jolie-n si regjisore, pas filmin ‘In the Land of Blood and Honey’, dhe tanimë është filmi më i përfolur i vitit 2014.

‘Unbroken’ është adaptim i librit të famshëm nga Laura Hillenbrand me të njëjtin titull. Filmi tregon historinë inspiruerse të jetës së një garuesi olimpik dhe heroit të luftës së Dytë Botërore, Luis Zamperini dhe skenari është shkruar nga Coen Brothers.

Traileri vjen vetëm një javë pas vdekjes së Zamperinit në moshën 97 vjeçare. ‘Unbroken’ do të fillojë të shfaqet në kinema më 25 dhjetor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button