Formohet komision për hetimin e rrëzimit të helikopterit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është formuar një Komision për hetimet e fatkeqësisë së helikopterit policor që u rrëzua para dy ditësh në Strumicë.

Zyrtarët e MPB-së kanë njoftuar se Komisionin do ta udhëheq Prokuroria Publike dhe do të përbëhet nga ekspertë të profileve të ndryshme.

Komisioni i formuar do të duhet të konfirmojë arsyet për rrëzimin e helikopterit.

Sipas informatave të para, helikopteri është rrëzuar pasi ka goditur në antenën e Radiodifuzionit. Para saj pilotët nuk kishin paraqitur problem gjatë fluturimit.

Në fatkeqësinë tragjikisht jetën humbën katër pilotë të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button