Maliqi: Maqedonia të tregojë faktet për dënimin e shqiptarëve

“Nëse Gruevski e do një Maqedoni stabile, atëherë duhet të bëjë më shumë përpjekje që problemet në Shkup të zgjidhen me dialog”.

Kështu shprehet Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për rajonin, në një intervistë për “Gazeta shqiptare” mbi situatën në Maqedoni.

Ndërsa thekson se kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski duhet të tregojë faktet kyçe që gjykata e Shkupit përdori për dënimin e gjashtë shqiptarëve për rastin “Monstra”, vëren se për këtë proces ka një lloj mistifikimi. Gjatë intervistës, ai ndalet në deklaratat e partisë VMRO-DPMNE kundër Ramës, por nuk lë pa kritikuar edhe qëndrimet e BDI-së. E ndërsa del kundër notës së protestës që Shkupi zyrtar i dërgoi Tiranës e Prishtinës, kujton se kryeministri i Shqipërisë nuk është paternalist dhe nuk kërkon të orkestrojë politikat e shqiptarëve në Maqedoni.

Pyetjes se përse Shqipëria qëndron pasive dhe nuk kërcënon, sikundër bëjnë fqinjët kur ju cenohen bashkëkombësit, Maliqi i përgjigjet: “Po ta bënte Shqipëria këtë, nuk do të ishte vetëm Greqia pengesë për integrimin e Maqedonisë”. Në intervistën e tij zoti Maliqi kërkon të mos luhet me durimin e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button