Nuland të hënën në Maqedoni

Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, Viktoria Nuland do të arrijë të hënën për një vizitë njëditore në Shkup.

Lajmin e bën të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit. Nuland do të takojë përfaqësues të lartë të qeverisë dhe liderë politikë, me të cilët siç mësohet do të diskutojë mbi integrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO, por edhe për çështje me interes të përbashkët.

Ndërkaq të dielën, Viktoria Nuland do të vizitojë Prishtinën.

Lajme të ngjashme

Back to top button