I vetmi kryetar komune kosovar që doli në protesta për Shkupin (Foto)

Vetëm një kryetar i komunës së Kosovës është solidarizuar me protestat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ai është Refki Suma, kryetari i Hanit të Elezit.

Suma ka qenë në pjesë protestave të sotshme kur qindra qytetarë në komunën e Hanit të Elezit, kanë protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët po protestojnë kundër burgimit të përjetshëm të shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Protesta kishte nisur rreth orës 14:00 nga qendra e qytetit, për të vazhduar drejt kufirit.

“Han i Elezit është me ju”, “Shkup-Tiranë-Prishtinë, jemi një “, janë disa nga parullat që i kanë shoqëruar protestuesit.

Protestat në Han Elez

10425160_784130564951211_8002982114784595297_n

10435033_784130231617911_4789476233837149449_n

10513471_784130234951244_6963299073948460324_n

Lajme të ngjashme

Back to top button