Protestuesit lënë pas mesazhin e mospajtimit për rastin “Monstra”, bashkë me kërkesat

Protesta e sotme në Shkup la pas edhe apelin e qytetarëve pjesëmarrës që jep mesazhin e mospajtimit me rastin “ Monstra”, duke shtruar edhe katër kërkesat e tyre.

“Ne qytetarët paqedashës si dhe familjar e të gjykuarve në procesin Monstra , përmes kësaj proteste japim mesazhin e mospajtimit me këtë vendim dhe reagojmë ashpër ndaj këtij gjykimi që edhe një herë shqiptarët i vendos në pozitën e të pambrojturit për terrorizëm.  Kjo protestë nuk është kundër popullit maqedonas, por kundër institucione qeveritare përgjegjëse për shkeljen e të drejtave njerëzore. Ne vlerësojmë se ky gjykim e ka vendosur përfundimisht qëndrimin e qeverisë maqedonase ndaj shqiptare”, thuhet në apelin me shkrim të protestuesve.

Në apel shtrohen edhe kërkesat e protestuesve ku thuhet: “Duke konsideruar se bijtë tanë janë krejt të pafajshëm dhe se procesi është krejtësisht i montuar, duke gjykuar njërës që nuk kanë kurrfarë lidhje me vrasjen e pesëfishtë para dy viteve, kërkojmë:”

Shpalljen e tyre të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre.

Shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit “Monstra”  dhe ndjekjen e tyre penale për keq përdorimin të detyrës zyrtare.

Dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme , për shkak të shkeljes së detyrës zyrtare.

Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve në Shkup dhe Tetovë.

Ky apel u drejtohet edhe partive shqiptare që në këto momente të jenë me popullin e tyre, e jo me ata që diskriminojnë popullin shqiptarë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button