Afrim Gashi dhe Artan Grubi në debat të nxehtë në KTV

“Situata në Maqedoni dhe shqiptarët”, ishte tema e së enjtes në emisionin Rubikon në KTV, ku morën pjesë analistë, gazetarë e aktorë politik nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.
Debati u koncentrua sidomos në protestat shqiptare në Maqedoni, kundër rastit të montuar politik “Monstra”, ku u dënuan me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë.

Konkludim i shumicës së pjesëmarrësve ishte se rasti “Monstra” është vetëm një shkak i vogël i eskalimit të situatës së brishtë politike në Maqedoni, që vjen si shtresëzim shumëvjeçar i problemeve të diskriminimit të popullit shqiptar, që normalisht duhet të merr statusin e popullit konstituiv, për të pasur paqe jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon.

Gazetari nga Shkupi, Afrim Gashi, në debat të ashpër me Artan Grubin e BDI-së, tha se problem esencial është mosrealizimi i Marrëveshjes së Ohrit, që realisht duhej të implementohet në një afat kohor për katër vite, por fatkeqësisht ende po flasim për shtylla kyçe të Marrëveshjes që ende nuk janë të realizuar, si për shembull përfaqësimi i drejtë institucional.

“Marrëveshja e Ohrit është një oqean. Marrëveshja e Ohrit nuk do të realizohet asnjëherë”, tha në kundërpërgjigjen e tij zyrtari i lartë i BDI-së, parti e cila është në bashkëqeverisje me VMRO-në. Ai më tej tha se shumë pika të MO janë realizuara si gjuha, flamuri, përfaqësimi institucional, dhe se protestat janë vetëm për rastin “Monstra”, për të cilin ka rezerva edhe vet BDI-ja.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Genjeshtar mos genje gjuha nuk eshte realizuar perkundrazi edhe me keq eshte anashkaluar, asgje nuk keni bere ne 2004 eshte dashte te perfundoj MO ju ne cilin vit keni ngec KOKEBOSH deri dje proteshtojshe per kalan sot kish nderton atje, u bere deputet hileqar dhe sot raporton kunder popullit tend kjo d.m.th. se rasti i Esat Pashave vazhdon ne menyren e modernizuar.

Back to top button