Valladolid dhe Rama ndërprenë bashkëpunimin

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të gjejë klub të ri për kampionatin e ardhshëm të futbollit.

Valdet Rama më nuk është pjesë e Valladolidit, kështu kanë thënë edhe zyrtarisht drejtuesit e klubit spanjoll të La Liga në prag të nisjes së përgatitjeve për stinorin e ri.

Kontrata ndërmjet të dy palëve është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka luajtur për një vit e gjysmë të kjo skuadër, ndërsa së fundi ka pasur edhe oferta nga klube të tjera në Spanjë dhe shtete të tjera.

26 vjeçari të Real Valladolid është paraqitur në 31 ndeshje kryesisht si zëvendësues, ndërsa ka shënuar një gol.

Lajme të ngjashme

Back to top button