Gruevski apelon për protesta të qeta

Kryeministrit Nikolla Gruevski ka apeluar për protesta të qeta gjatë ditës së nesërme ndërsa ka rikujtuar se institucionet nuk do të tolerojnë përshkallëzimin e situatës. Sipas tij, shteti ka kapacitet për të mbrojtur qytetarët dhe institucionet e saja.

“Apeloj për protesta të qeta, mirëpo askush në shtet nuk mund të toleroj dhunë. Protestat janë e drejtë demokratike dhe gjithmonë kur dikush ka nevojë për të protestuar unë këtë e mbështesë. Megjithatë nuk mund të mbështesë  dhe askush në shtet dhe jashtë tij nuk mbështesë dhunë ashtu siç kjo nuk tolerohet as në shtetet e tjera. Institucionet tona kanë kapacitet për tu ballafaquar me kësi soj situatash për të mbrojtur qytetarët dhe institucionet”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.

LEXO: PDSH: Fton qytetarët të përmbahen nga veprime të dhunshme

LEXO: BDI: Qytetarët të përmbahen nga dhuna gjatë protestave të së premtes

LEXO: Pas 1 jave u paraqit Ivanov: Protesta janë të lejuara gjithkund, por dhuna askund

Lajme të ngjashme

Back to top button