Nga sherri del hairi

Ndërsa shqiptarët në Maqedoni po protestojnë për kërkojnë të drejta, pse maqedonasit po e kërkojnë “vdekjen e shqiptarëve “duke organizuar kundër- protesta në përpjekje për të ruajtur pozitat superiore në shtetin e Maqedonisë  në dëm të të drejtave kombëtare e civile të qytetarëve shqiptar të këtij shteti. Ky reagim  antiligjor e antidemokratik  i sllaveve të mbështetur edhe nga politika e tyre ka ngjallur reagim por edhe frikë për një rritje të skajshme të tensionit  dhe transferimit te konfliktit në rajon e më gjerë.

Në opinionin publik shqiptar dhe rajonal nuk është një gjë e re kërkesa  sllavo-maqedonase për  “vdekjen e shqiptarëve” gjë që nuk ka qenë vetëm  një kërkesë por edhe një veprim historik  e i përsëritur i shtetit dhe individëve urtar nacionalistë.  Vete protesta e shqiptareve ka si  motiv  padrejtësitë që shteti maqedonas u bën qytetareve të tij shqiptar në rastin konkret dënimi  i rendë me ,burgim te përjetshëm , pa prova të mjaftueshme juridike , te katër shqiptarëve. Por mendoj se  ky është vetëm një nga momentet  e  dukshme të diferencimit që shteti i Shkupit  u bën qytetareve te tij shqiptarë pasi  ka qindra prova te tjera qe vërtetojnë  trajtimin e tyre si qytetarë të dorës se ditë.  Ekzistenca e shtetit maqedonas është garantuar deri tani në bazë të Marrëveshjes së Ohrit  e cila ne shumicën e sajë ka ngelur vetëm në letër . Të drejtat kombëtare të shqiptareve si një prej dy etnive kryesore të shtetit të Maqedonisë lenë shume për të dëshiruar  dhe përbën një burim të përhershëm zemërimi e proteste nga ana e tyre .Thirrje për “vdekjen e shqiptareve” apo  “dhoma gazi  për shqiptarët “ etje si këto dëgjohen publikisht në Maqedoni që nga stadiumet e sheshet e qyteteve e deri tek zyrat qeveritare e shtetërore që hapur apo kamufluar ,me vendime shtetërore, e bëjnë vazhdimisht një gjë të tillë  . Sigurisht që shqiptarët i dinë këto dhe shumë here vet kanë toleruar histerinë antishqiptare maqedonase por ja ku vjen puna dhe kupa derdhet si në rastin e “mostrës” dhe e gjithë zemrat e mbledhur te shpërthen në rrugë . Mendoj se kërcënimi e për me tepër aksioni antishqiptar  si përgjigje kundër protestave nga ana e Maqedonisë nuk me duket një veprim që i shërben shtetit maqedonas  dhe vete qytetareve sllavë te këtij shteti.Protesta edhe pa reagimin maqedonas ka  ngjallur një reaksion  zinxhir të reagimit mbare kombëtar  nga Presheva ne Prevezë .

Një përballje e drejtpërdrejtë  e dy etnive mund ta përshkallëzojë konfliktin dhe ta nxjerrë s’tuten jashtë kontrollit të qeverise dhe shtetit  maqedonas gjë qe nuk konvenon  me asnjë interes normal  të tyre . Një përballje e dhunshme e sllavëve  me shqiptarët  ne Maqedoni  mund të çoje në  kalimin ne alternativa te tjera te zgjidhjes se problemit  dhe një reagim sipas parimit e sloganit  tashme te njohur e te provuar , një komb një qëndrim, nga na e shqiptarëve që kanë edhe të drejtën morale , politike e ligjore ta bëjnë këtë. Qeveria maqedonase  duhet ti bëjë llogarite mirë pasi shteti i vogël e i brishtë mund të mbijetojë vetëm me vullnetin e shqiptarëve , aktualisht në pozita ndërkombëtare e rajonale shumë më të forta e favorizuese se ta .

I rrethuar nga dy shtete shqiptare , njeri prej te cilëve anëtar i  NATOA-s  dhe dy te tjerë Greqia e Bullgaria që  nuk e kane dashur kurrë një shtet maqedonas “kërcitja  e dhëmbëve “  prej tyre ngjan si një sulm kamikaz ku njeri me bomba ne trup është vet shteti i Maqedonisë .  Kërcënimin me kundra-protesta  nga ana e sllavëve të Maqedonisë  me duket një provokim i trashë presioni por shqiptaret  nuk besoj se do të tërhiqen para këtij reagimi të sllavo-maqedonasve por edhe në se pa dëshirën e shqiptarëve vjen përballja me ta mund të na çojë në një zgjidhje definitive të problemit si në rasatin e luftës që çoi në Marrëveshjen  e pa respektuar  të Ohrit sigurisht këtë radhë jo për marrëveshje si ajo . Mendoj se një përgjegjësi të madhe  politike e historike kanë politikanet shqiptar sidomos at ne pushtet ne Maqedoni  tre cilët  ne këtë situate duhet te marrin pa tjetër një pozicion të qartë ne mbrojtje te atyre që i kanë votuar ose te përgatiten për ti dhënë fund karrierave te tyre politike, por jo vetëm atyre , në Maqedoni apo ne troje te tjera shqiptare .

Skajimi i konfliktit i shqiptaro- maqedonas duhet të shqetësojë edhe aleatët tanë perëndimorë dhe sidomos garantët e Marrëveshjes së Ohrit moszbatimi i te cilës  është edhe përgjegjësi e tyre . Besoj se “daullet” e Shkupit kanë rënë edhe në veshët e tyre duke shpresuar te reagojnë sa nuk është vonë .Në se Maqedonia e kanë ndarë mendjen të sillen si shtet vetëm i etnisë sallave përplasja e madhe herët a vonë do të vijë dhe shqiptarët, jo vetëm ata të Maqedonisë, duhet të jenë gati për këtë , kjo  edhe pa vullnetin  e munguar te qeverive apo qeveritareve  te tyre ne këto tre shtete. Shpresoj shumë që kërcënimi sllavo-maqedonas të jete vetëm një reagim  ne kuadrin e retorikes politike por gjithsesi nuk e shoh problem, veçanërisht  për shqiptarët përplasjen në se maqedonasit  e kërkojnë apo nisin te parët një gjë të tillë. “Nga sherri del hairi” -thotë një proverb i lashtë shqiptar . A do të funksionojë ne Maqedoni ?! – Shpresoj shumë . Me Kosovën funksionoi. Apo jo?!

Lajme të ngjashme

Back to top button