Reagim nga Tirana ndaj deklaratës së Ermira Mehmetit

Me gjithë respektin për prejardhjen tende dhe te familjes, po them dy fjale. Ju nuk me njihni, por Aliu, po. Qëndrimi juaj ne pushtet dhe dhuna e papare e pushtetit ndaj shqiptareve (jo vetëm kësaj radhe) na thotë se Ju si pjese e pushtetit dhunoni shqiptaret, se shqiptaret nuk kane zë, nuk kane mbrojtje, ndërsa pushtetarët duan vetëm kolltukë.

Dikur (me Aliun) dënonim proceset gjyqësore ndaj shqiptareve, ndërsa sot Ju (ne pushtet) ndihmoni politikat antishqiptare.

Sa nga Ju qe përfaqësoni shqiptaret ne Maqedoni kërkoni qe faktorët politike shqiptare te merren me çështjet tona?

Çfarë i kërkoni Tiranës zyrtare kur takoheni?

Sa jeni ne koordinim apo edhe duke imponuar qe Tirana zyrtare te jete me e ashpër ndaj politikave diskriminuese te pushtetit?

Është e ditur qe nëse Përfaqësuesit e shqiptareve ne Maqedoni thonë se kane avancuar te drejtat e tyre, se kane arritje te mëdha (siç i servoni Ju me bashkëpunëtorë sa here takoheni) mos presim qe politikanet e Tiranës t’ju thonë,”‘ nuk është ashtu. Ne e dimë me mire se Ju dhe ju nuk jeni mire por jeni me keq”.

Nuk mund te lani duart me një fjalim këtu apo ne parlament. Duhet faktorizuar politika shqiptare ne Maqedoni. Nuk mund te kemi luksin te jemi ne pushtetin (qe nuk e kemi), por te jemi opozite nacionale (siç jemi). Me këtë dua te them se jo me çdo kusht ne pushtet. Te mësohemi se ne Maqedoni nuk mund te jemi opozite brenda vetes.

Çfarë d.m.th. qe sot kemi me shume te burgosur politike shqiptare ne Idrizovë se pas viteve 81 (sot nen parullën e terrorizmit-qe mos te implikohet faktori ndërkombëtar). Mos fshihemi pas gishtit. Ju si përfaqësues te zgjedhur duhet te demaskoni këto politika antishqiptare ne Maqedoni (nuk nënkuptoj qe te mbroni kriminelet por te vendosni drejtësinë e munguar).

Nëse nuk mundeni largohuni nga institucionet dhe do te keni përkrahjen e te gjithë faktorëve shqiptare (dhe te huaj). Me qëndrimin tuaj Ju shërbeni vetëm për te sunduar shqiptaret dhe jo për ti përfaqësuar për te drejtat e tyre legjitime./ klan.mk

LEXO: Deklarata e Ermira Mehmetit

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mirë në Maqedoni janë vetëm politikanët dhe servilët e partisë shqiptare në pushtet, ato jetojnë në luks, kanë ndërtuar shtëpi, kanë blerë vetura luksoze, kanë hapur biznese, ndërsa shumica dërmuese e poullsisë lufton për ekzistencë.

  2. Aq shume eshte kriminalizuar politika shqiptare ne IRJM sa ne aspektin politik jan shum te pafuqishem se e kane te zanun bishtin me der, si Ali baba me 40 hajduq njeashtu edhe Menduh vojvoda qe mashtrohet me nje lizhavqe dhe njeri pa cip. Po te e ben detyren e shqiptarit ne ket rast BDI ateher do te privohet nga te mirat e pushtetit, qe asnjeher nuk jane te gatshem te heqin dore llaskucat e BDI-se. Ne cdo shtet te Botes shteti e mbron qytetarit nepermjet organeve te saj institucionale dhe ligjore si policia, ushtria, gjyqesia. Ne IRJM shqiptaret nuk i mbron asnje institucion shteteror por shteti eshte shnderruar ne xhelat i tyre, policia te rrah e te mbyt ne procese te montuara kriminale, ushtria te bombardon, gjykata te jep burg te perjetshem, dhe partin qe e voton per te ber diq me teper ne ket drejtim dhe qe participon 10 vite ne keto qeverisje krimogjene eshte e pafuqishme dhe kerkon ndihme nga OSBE, ambasadat e huaja dhe komuniteti europian, andaj protestat jane shume te arsyeshme dhe shpresa e fundit per te ber diq me teper ne sigurine e tyre ndaj agresionit shteteror, dhe perkrahja e Shqiptareve ku do qe jane eshte me se e nevojshme si politike ashtu edhe morale.

Back to top button