Përkeqësohet situata mes Izraelit dhe Palestinës

Zhvillimet e fundit duket se konfirmojnë frikën se konflikti ndërmjet Palestinës dhe Izraelit do të vazhdojë të përshkallëzohet.

“Operacion i gjerë i sigurisë nga ana e izraelitëve, kundër grupit të militantëve të Hamas, me shumë mundësi nuk do të përfundojë pa kaluar disa ditë. Nuk do të tolerojmë lëshimin e raketave, ndaj jemi të përgatitur të zgjerojmë operacionin dhe t’i vendosim Hamasit një taksë të rëndë”, ministri i Mbrojtjes Moshe Ya’alon.

Sipas Izraelit, 4 raketa e kanë goditur vendin gjatë natës ndërsa një seri të shtënash janë dëgjuar në Tel Aviv. Në kundërpërgjigje ushtria izraelite ka lëshuar në drejtim të Gazës mbi 160 raketa.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, mbi 25 palestinezë kanë humbur jetën nga ky shkëmbim zjarri dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur rëndë. Ne mesin e viktimave janë edhe 4 gra e 3 fëmijë.

Ushtria izraelite, përmes rrjetit social twitter, tha se Hamasi po përdor gjithashtu palestinezët si mburoja njerëzore teksa lëshojnë raketa drejt Izraelit. Në postimin e tyre përfshihej edhe një foto e asaj që Izraeli e quan si momenti “i lëshimit të një rakete nga Hamas nga një zonë e banuar me civilë”.

Izraeli ndërkaq ka paralajmëruar se do të dërgojë në Gaza më shumë trupa ushtarake, ku madje ka thirrur në mbështetje edhe 40 mijë ushtarë rezervistë.

Kabiteni qeveritar izraelit autorizoi të martën ushtrinë të grumbullonte 40 mijë trupa rezervë. Gjatë një ofensive të ngjashme në Gaza, në Nëntor të 2012-s, u thirrën rreth 30 mijë rezervistë. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, bëri thirrje ndaj Izraelit që të ndalë urgjentisht sulmet ajrore, duke paralajmëruar se operacioni mund të fusë rajonin në një gjendje destabilizuese. Ai kërkoi që ti jepet menjëherë fund këtij konflikti të armatosur dhe duke bërë thirrje për qetësi.

Tensionet mes dy vendeve nisën një javë më parë, pas vrasjes së tre të rinjve izraelitë që u pasua me djegien e një adoleshenti në Jeruzalem./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button