Rexhepi: Protestat pa organizator, të rrezikshme

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi ka folur për protestat në Shkup.

“Maqedonasit shumë shpejt do të kuptojnë se, duke inskenuar raste ndërfetare, nuk do të mund t’i mbulojnë problemet reale politike. Partitë tona shqiptare, duke i mbyllur sytë përballë kësaj loje të rrezikshme fetare maqedonase nuk do të arrijnë të dëshmojnë se janë faktor ekskluzivisht politik. Jo në rastin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët, fatmirësisht janë besimtarë të devotshëm. Në ish-Jugosllavi, të gjithë ata shqiptarë muslimanë që u pajtuan të shkrihen në mentalitetin sllavo-ortodoks, sado që përbënin “një pushtet absolut” – të gjithë përfunduan për faqe të zezë. Fituan vetëm ata që besuan në Zot e Komb. Kështu ka qenë përherë, që kur u krijuan familje, fise e popuj,”, shkruan ndër të tjera për Sulejman ef. Rexhepi për KOHA.

Rexhepi vlerëson se protestat që organizohen pa organizator janë të rrezikshme, ata mund të çojnë në anarki dhe nuk i shërbejnë as kauzës fetare dhe as asaj kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button