Dita e sotme 9 korriku, shënon 17 vjetorin e protestave të Gostivarit për flamurin

Dita e sotme, 9 korriku përkujton një ngjarje të rëndësishme në Gostivar, dita kur qytetarët u mblodhën përpara komunës për të protestuar në mënyrë paqësore kundër heqjes së flamurit shqiptar, para plotë 17 viteve.

Ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997, që nxorën protagonistin kryesor të asaj kohe, Rufi Osmanin, u shndërruan në një sfidë të dhunshme. Qytetarët donin të mbronin në mënyrë paqësore flamurin e ngritur përballë represionit policorë.

Flamurin kombëtar shqiptar u ngrit më 27 Janar të vitit 1997   para komunës së Gostivarit. Por, vendimi për përdorimin e flamurit shkaktoi reagimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e më 21 maj, 1997, u deklarua se me ngritjen e flamurit kombëtarë shqiptar, kërcënohej sovraniteti i shtetit dhe kërkoi heqjen e flamurit kombëtar shqiptar. Më 8 korrik të vitit 1997, në orët e vona të natës, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi i kufizuar i flamujve të nacionaliteteve, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve, por vetëm për përdorim në dimensionin privat dhe kulturor.

Ky vendim i kuvendit republikan, pa respektuar afat e fuqizimit u materializua pak orë pas aprovimit të së njëjtit. Manifestimi i protestës nisi si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase. Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, përfshi këtu edhe kryetarin e atëhershëm i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani gjithashtu u dënuan me burg dhe vuajtën dënimin edhe Kryetari i komunës Alajdin Demiri-Kryetar i Komunës së Tetovës, Vebi Bexheti Kryesues i Këshillit Komunal te Tetovës dhe Refik Dauti Kryesues i Këshillit Komunal të Gostivarit.

Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 Korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën me qindra të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej duke lëvizur nëpër rrugë. Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut, u shoqëruan edhe me pasoja afatgjate. Nga rrahja dhe keqtrajtimet çnjerëzore të policisë, brenda kësaj kohe, jetë ndërruan edhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button