Presidentja Jahjaga dënon djegien e flamurit të Maqedonisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar dje në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Siç njofton ATSH-ja, Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.

Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë autorët e kësaj vepre, bëhet e ditur në njoftimin nga Presidenca kosovare.

Grupi i tifozëve të Prishtinës “Plisat” ka mbajtur pasdite një protestë  kundër dhunës ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni lidhur me rastin “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Back to top button