Ali Ahmeti bëhet sikur nuk e din se çka po ndodh

Ali Ahmeti, paraqitjen e parë para publikut e bënë gatise një javë pas aktgjykimit skandaloz ndaj 6 shqiptarëve në rastin “Monstra” dhe në vend që të ofroj hapa radikal në kuadër të koalicionit qeveritar, ai shprehet se çfarë proteste dëshiron e çfarë jo.

Ai nuk dëshiron një protestë ku ngritet zëri kundër dhunës shtetërore që i bëhet shqiptarëve
Ali Ahmeti nuk e sheh arsyen,e vërtet të protestave por mundohet të akuzojë që ndokush mund të përfitojnë nga to, Ai mendon se të gjithë shqiptarët janë si ai që përfitoi nga lufta e 2001 dhe nga dëshmorët e UÇK-së. dhe tash as që guxon ti përmend ato.

Ali Ahmetit nuk i pengon që qeveria e tij, ndan 1.3 milion euro për meremetimin e kryqit në Vodno.
Ali Ahmetit nuk i pengon që nga qeveria e tij është në përfundim e sipër të kishës në Kala.
Ali Ahmetit i pengojnë protestat se po ia prishkan imazhin shqiptarëve.Ai shpreh keqardhje për policinë e nuk shpreh keqardhje për qytetarët e pafajshëm ndaj të cilëve u ushtrua dhunë nga po ajo polici që ai e mbron.

Ali Ahmeti nuk e sheh që po organet e qeverisë së tij, i devijuan protestat paqësore..
Ai po të kishte një grimcë nga qeveria dhe pushteti sikur që shtiret se e ka,,rastin e “Monstrës” do ta kishte zgjedhur nga ministri i tij shqiptar, e jo tash të derdh lot krokodili duke kërkuar ndihmë nga Volersi e Oravi,edhe ate paramendoni ankesë ndaj qeverisë që ai është pjesëmarës dhe ndaj ministrisë që partia e tij e drejton.

z. Ali Ahmeti, ju lutem, në të ardhmen, para se të merrni një hap politik dhe publik, konsultohuni me këshilltarët tuaj dhe mos e turpëroni partinë tuaj dhe shqiptarët në përgjithësi.

 

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Cuditem me shqiptaret se perse e diskutojne reagimin e Ahmetit apo Partise se tij ,kur nese ju kujtohet qysh para dy vitesh kur procesi Monstra u zbatua kjo Parti shum qasje naive shfaqi,gjoja se jane te informuar po sshkoi shume gjate dhe u pergenjeshtrua rehatia e tyre se ato jane te mireinformuar nga vete inskenuesit e Monstres.Ato dolen shume naiv sepse te dhenat e tyre qe ato ua percollen familjareve per shume kohe te shkurter dolen dezinformate,nese ju kujtohet deklarata e Bujar Osmanit per Haki Azirin.

  2. I nderuar!
    Ne e kemi punen pis edhe me tekstet shkollore . Dalngadal po asimilohemi ne frymen e enciklopedise..

  3. O zoteri,Ali Ahmetit jo qe si pengon kjo ose ajo,po as qe eshte i informuar se aq e ka kredibilitetin e mos flasim per intelekt.Dhe jo se ai behet sikur nuk din,po ne te vertete nuk din,eshte vetem natyral.Derisa nje grusht njerezish rreth tij jane te kenaqur me grimcat e tenderave qe ua dhurojne,cdo ceshtje tjeter eshte aq e parendesishme sa qe as nuk vlen te permendet

  4. Ky Zotri Ali ahmeti ka pas vlera te medha te ne shqiptaret kemi pritur shum nga ky,por e gjith ato vlera kan ren ne deti ,heshtja e tij sikur te jet i skllaverzuar nga gruevski,un jam qytetar i republikes se maqedonis por jetoj ne Zvicer nuk kam asnje interes apo shtytje personale,por puna qe shihet pleqt thojn Kallauz nuk don Ali Ahmeti ka punesuar shqiptar dhe ata shqiptar jan te detyruar ta perkrahin BDI ne anen tjeter sa ka te pa pune ata e shohin realitetin dhe bejn protest e BDI eshte kunder kesaj pse sepse marreveshja e tij prishet me Gruevskin dalin ne shesh te zezat qe i ka ne dor Gruevski pa dashur te ofendoj pa dashur te paragjykoj po ndryshe vleresimi ska si behet,mendojn se me ndalimin e disa protestuesve Arrestimin e tyve do ta ndalojn protesten kjo ide esht e BDI -VMRO por harrojn se nese dojn ta arrejtojn dikend sduhet nje individ po gjith shqiptaret per te qen te qet..kjo zgjidhje behet vetem me nje kusht me drejtesi te rastit monstra,me barazi te gjith popullates,e jo BDI te i punson vetem ata qe japin pare ne koh te fundit me fakte flitet se per nje vend pune ne administrat 3000-5000 euro hyn ne koh te fundit kush e perkrah BDI punsohet kjo seshte drejtesi,qytetaret e republikes se Maqedonis (shqiptaret) jan lodhur nga gjitha rreziku esht i madh nese nuk mirren masat e cekura do ket luft civile.

Back to top button