Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza

Zyrtarët izraelitë njoftuan se ushtria ka kryer edhe më tepër sulme ajrore në Rripin e Gazës gjatë natës së mbrëmshme. Kjo është ofenziva e tretë më e madhe në territorin palestinez në gjashtë vjetët e fundit.

Ushtria njoftoi se qëllimi i sulmeve është thyerja e fraksionit ushtarak të Hamasit.

Bastisje izraelite janë raportuar në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe qytetin e Gazës, ndërsa avionët sulmuan kampet e trajnimit që u përkasin grupeve të armatosura palestineze.

Zyrtarët palestinezë thanë dy goditjet ajrore ishin shkrepur në Gazan jugore. Punonjësit mjekësorë tha se nëntë vetë morën plagë nga predhat e hedhura.

Izraeli po bën një përshkallëzim të rëndë të sulmeve, ndërsa dje janë raportuar nëntë të vdekur si pasojë e sulmeve, mes tyre edhe fëmijë. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button