Mercedes CLA Shooting Brake, del në shitje më 2015

Modeli i pestë CLA Shooting Brake nga familja kompakte e veturave të Mercedes me sistem të tërheqjes me rrotat e para, pritet të arrijë nëpër auto-sallone me fillim të vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur prodhuesi gjerman.

Strategjia e kësaj marke gjermane që në treg të sjell modele të shumta nga segmenti i veturave kompakte është dëshmuar si shumë e suksesshme deri më sot. Shitja e Mercedes së fundmi ka shënuar rritje rekorde, dhe atë duke falënderuar më së shumti modelet kompakte të klasit A, B, CLA dhe krosoverit GLA. Tani Mercedes në të njëjtën platformë po përgatit edhe versionin Shooting Brake të limuzinës CLA, e cila është e menduar të jetë më luksoze sesa Mercedes CLS Shooting Brake.

Sa i përket fuqisë motorike, CLA i ri do të përdor motorin me katër cilindra që është dëshmuar në modelet tjera kompakte të kompanisë gjermane, kurse fuqia e tij do të bartet përmes transmisionin manual apo automatik me shtatë shpejtësi. Përpos versionit standard me sistem të tërheqje me rrota të para, CLA Shooting Brake do të jetë i disponueshëm edhe në sistemin 4MATIC (tërheqje me të katër rrotat). Por është paralajmëruar edhe modeli i ri i CLA 45 AMG i nën kapak do të ketë motorin me 2.0 litra tubo-benzinë me katër cilindra që prodhon 360 kuaj fuqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button