Ja si më arrestuan dhe çfarë më thanë policët atë natë

SHQIPTARËT VËRTET JANË SYÇELË
Zoti e din të vërtetën, por unë e kam obligim moral që para Jush të falenderoj publikisht në rradhë të parë personat që më kanë parë në momentin e kidnapimit dhe që e kanë alarmuar situatën. FALEMNDERIT.

Më pas falenderoj miqtë e mi nga diplomacia shqiptare që në atë kohë të natës kanë alarmuar në zyret e ndërkombëtarëve sidhe intervenimin e ndërkombtarëve direkt tek instancat më të larta të këtij shteti tv çthurur. FALEMNDERIT.

Nuk ka munguar as intervenimi dhe qasja e disa eprorëve dhe funkcionarëve shqiptarë të cilët në ato orë të vona kanë kërkuar të më gjejnë ku jam, por kudo që kanë çelë telefonatë kanë marrë një përgjigje të vetme: Emri i tij nuk është në evidencë. FALEMNDERIT.

Ata që më së shumti kanë trumbetuar rastin, pa dyshim janë portalet shqiptare dhe organizimi i të rinjve në rrjetin social. FALEMNDERIT.

Sot ditën mësova se më 04.07.2014 disa nga të arestuarit i kanë pyetur atë natë personalisht për mua. Për rolin, bisedat tona me rininë, qëllimet tona etj.

Sido që të jetë, unë edhe njëher falenderoj Zotin dhe ato djema që akoma nuk i njoh, por që më kanë parë, më kanë njohur në momentin e kidnapimit dhe që kanë alarmuar situatën. FALEMNDERIT.

Përndryshe, të shprehem në gjuhën popullorçe: Daimi atë natë “dotë lajte leshhhh.”

Pas interesimit dhe kërkesës nga disa portale për arestimin ose më mirë thënë kidnapimin tim nga njerëz të shërbimeve do të rrëfehem shkurtazi për përmbajtjen e bisedës informative.

Ora: 22.00. rr. Xhon Kenedi 30 m larg rrugicës ku jetoj, para këmbëve të mija u ndal një veturë e bardhë ku dolën dy veta njëri për ballë meje dhe tjetri pas shpine. Njëri në moshën time time 50 vjeçar dhe tjetri diku afër 30 vjeçar. Ai pas shpine më kapi për flokë dhe ky që ishte para nxori revolen duke e mbajtur ngjitur me trupin e tij dhe jo në kokë siç ishte shkruar më herët.

Nuk e dija ku më çojn. Rrugës nuk kanë fol asgje, pasi e kemi kaluar urën e bit pazarit më kanë vëndos një thes në kokë dhe më mbuluan fytyrën.

E dij që kemi hec drejt dhe pas një kohe kemi kthyer majtas. Nuk e dij çfar treni kalon në atë kohë por fishkëllima dhe zhurma e trenit mbi kokën time më bëri me dije se jam tek stacioni hekurudhor. Edhe aty kemi lakuar majtas dhe më kanë dërguar në një banes si gjithv banesat tjera.

Aty brenda ishin dy persona mbi 40 vjet.

Më nxorën thesin dhe filluan bisedimet:

1. Deri kur me këtë mende z. Hiseni ?
a. Shyqir që më vlersoni mendjen, por nuk e dij ku e keni fjalën.

2. Çka mendoni për situatën në përgjithësi?
a. Besoj që për këtë gjë duhet të mendojnë ata që marrin rrogë dhe që paguhen për të menduar, unë jam njeri pa rrogë dhe askush nuk më paguan të mendoj e aq më pak të vlersojn mendimin tim.

3. A jeni të kënaqur me shtetin ku jetoni? ( nuk pyeti vendin, por shtetin)
a. Pasi që shteti përbëhet nga qytetari dhe jo qytetari nga shteti, atëher duhet pyetur shtetin a është i knaqur nga qytetarët e saj.

4. Më fal harova , cilin e njihni për shtet tuajin, sepse lideri i juaj Ahmeti , maqedoninë e njeh shtet të vetin?
a. Ali Ahmeti me siguri e njeh nga periudha antike, kurse unë jetoj në qytetin e Shkupit, për të cilin kam ndëgjuar se një kohë tepër të gjatë ka qenë kryeqyteti më i banuar me shqiptarë në botë.

5. (Pas një buzëqeshje cinike) A çka kërkuat viteve të 90-ta në Shqipëri ?
a. Atje shkova me prof. Halil Alidemën dhe më vonë takova edhe Ukshin Hotin dy njerëz për të cilët krenohem që i kam pas miq dhe profesor.

6. Dmth. E pranoni që keni qenë pjesë e UNIKOMBIT ?
a. Këtë gjë ju e dini shumë më mirë se une, por jo vetëm që e pranoj, por për këtë gjë më keni marë në pyetje edhe më herët.

7. Atje shkuat të formoni formacione paraushtarake?
a. Jo, atje hikëm nga sistemi monist i cili asaj kohe nuk i donte njerëzit që mendojn ndryshe prej tyre.

8. Po tani a keni formacione paraushtarake?
a. Me pas formacione paraushtarake gjyqi dhe policia nuk do mund të talleshin në këtë mënyrë me qytetarët e pambrojtur.

9. Ju nuk i besoni drejtësisë maqedone ( jo të maqedonisë)
a. Vet e that makedonska Pravda dhe jo drejtësia e R. së Maqedonise

10. Gjatë kohë jeni aktiv , po vëreheni duke u marë me aktivitete të ndryshme ?
a. Njeri i papunë jam. Edhe une kam nevoj të bëj ndonjë aktivitet dhe lëvizje.
( Në këtë kohë dikush prej jashtë e çeli derën dhe e mbylli përsëri. Diku 4-5 min kanë bërë një pauzë dhe ndëgjoheshte që bisedonte me dike jashtë)
11. Ju keni kontakte me lobin shqiptar në amerikë. Pastaj takoheni me disidentin Demaçi, kemi të dhëna se ju jeni Kryetar i SHVL-UÇK-së , na tregoni çfar formacione ushtarake të unikombit po përgatitni dhe mos u tall me neve (duke e ngritur zërin).
a. Asnjëher nuk kam qenë në SHBA që tju them se isha dhe e takova këtë ose atë. Demçin e kemi sinonim të demokracisë, por ai më herët e kishte kuptuar, kurse disa e kërkojn Titon. Besoj që secili ka nga një figure qv e çmon. Gjithë burrat e shteteve e vizitonin Mandellen si një pishtar i palodhur kundër apart’hejdit. Demaçi është Mandella i popujve të ballkanit dhe jo vetëm i shqiptarëve. Unë vërtet jam themelues dhe kryetar i parë i SHVL-së, por tani me atë shoqatë udhëheq Fazli Veliu dhe ju ketë e dini shumë mirë. Unë nëse arij ta mbaj familjen time gjeneral më të madh se unë nuk ka.

12. Këtë duhej ta mendoje para se të organizoni protesta
a. Plak jam unë të merem me organizimin e protestave, por kur janë në pyetje fëmijët dhe rinia, normal që si prind e kemi obligim të jemi afër tyre.

13. Çfar armatimi po blejni nga bota arabe dhe çka ju lidhën juve me teroristat e sirisë?
a. Unë në vitin 2010 kam qenë të kryej haxhin në arabinë saudike. Kurse armë blejn dhe shesin shtetet mes vete dhe jo haxhijt. Unë nuk e dij si duket një teroristë, kurse muezinat e xhamisë janë të paguar me rrogë që të paktën 5 herë në ditë të thrasin Allahu Ekber. Edhe unë sikur të isha muezin do ta bëja të njëjtën, por nuk e dij që ezani qenka terorizëm. Me sa dij dhe po lexoj, kjo kategori e terorizmit çerdhe të veten e ka sërbinë dhe Kralevën. Besoj që edhe ju e dini këtë gjë.

14. Ti ke qenë në Kosovë dhe keni biseduar për riaktivizimin e UNIKOMBIT?
a. Po, e vërtet që shkoj shpesh në Kosovë. Atje takoj shokët, miqtë, kurse sa i përket UNIKOMBIT unë kisha një kumtesë shkencore në Universitetin e Prishtinës mu pikërisht për themeluesin e UNIKOMBIT, profesorin dhe shokun tim të veprimtarisë Halil Alidemaj i cili këtë vit u dekorua me çmimin “URDHËRI I LIRISË”.

15. Kemi informata se keni shtab operativ të UNIKOMBIT dhe po përgatiteni të kthehet 2001-shi në Maqedoni?
a. Mirë që keni informata, por kush jemi ne që mund ta kthejm kohën mbrapa ?

( këtu u nervozua dhe mu drejtua me zë të lartë, unë jam serioz . Në të njejtën masë ia ktheva edhe unë. Pse unë fëmij të dukem që më kidnapuat dhe këtu po talleni me mua? Atëher njëri nga mbrapa më ra pas qafe, me qëllim që të ulem)

16. Ne nuk të kemi kidnapuar?
a. Po Ju ishit ata që para 3 viteve më gjuajtët me armë zjarri në orët e vonshme të natës dhe këtë gjë e konstatoi vetë ekspertiza e policisë suaj të cilët në ato momente nuk e dinin se këtë akt e kanë kryer shërbimet sekrete të tyre.

17. Trego kush është lideri shpirtnor këtu në maqedoni?
a. Hafëz Idriz effendi Idriz imam xhamie në Shkup, këtë njeri e kam njohur për hoxhë shpirtnor dhe familjarë, por fatlumi kishte qenë jetëshkurt dhe shpëtoi nga ky shtet pa kokë.

18. Trego pse e sollët atë Demaçin tuaj në Shkup?
a. Nëse mendoni për bacën Adem, e keni gabim. Unë jam i vogël t’ia tregoj rrugët se ka shkon dhe nga ecë, por ai njeri ka problem me gjeografin, ndoshta edhe mosha e bën të veten. Ai nuk i njeh kufijt administrativ ta Shqipërisë, Kosovës, Malit zi, Luginës, Maqedonisë dhe Çamërisë. Ai këto i llogaritë toka të okupuara ose uzurpuara siç shprehet Ai. ( pa kësaj fjalie ma dhanë një grushtë, por më erdhi i embël, pasi kuptova që kjo fjali iu djeg atyre)

19. Ju mendoni se do ta bëni Shqipërinë e madhe? Haroni ate, ajo gjë asnjëher nuk bëhet.
a. E keni gabim, termi Shqipëria e madhe nuk egziston në fjalorin tonë, sepse kjo është një shpikje e sërbëve të Beogradit, por pasi që dëshironi të komunikojm në këtë gjuhë të Sërbisë së madhe, Shqipërisë së madhe, atëher unë po ju them: Unë orvatem për një Maqedoni të madhe, një Maqedoni antike duke perfshirë Shqipërinë , Kosovën , po edhe Malin e zi. Pse edhe Maqedonia mos ketë dalje në deti. Të paktën për pushime verore.

20. Këtë vetëm të vdekur mund ta ëndëroni,
a. Unë: A ka mundësi dikush të më blej diçka për të ngrënë sepse më afrohet koha e syfyrit?
b. Sigurimsi: Këtu afër vetëm prej derri ka.
c. Unë: kur jemi në zor mishi i derrit është më i preferuar se i njerëzve.
d. Sigurimsi: Për cilët njerëz e ke fjalën:
e. Unë: Për njerëzit e vdekur ose coftina, sepse ato nuk haen.
f. Sigurimsi: (ma leshoj një të share) po hallall i koftë, sepse skisha çka të bëj.

21. Përsëri u çel dera dhe një djal i ri zeshkan tundi kokën, ky që ishte përball meje pyeti: Çka? Ai tha: Nuk mundemi ta dërgojm.
a. Sig. Pse
b. Sig. ( vetëm e tundi kokën duke shtrembuar buzët)
c. (Përsëri doli jashtë dhe pasi u kthye pas disa minutave brenda)

22. Përsëri do tju thrasim, por keni vemendjen se nuk ka lojë me shtetin, ke fëmijë dhe kujdesu për fëmijët e tu. ( ma vënduan thesin përseri në kokë), kërkova që mos ma venë thesin sepse më zyhet fryma. Por as që deshen te ndegjojne. Ashtu me thes ne koke më zbritën, më derguan në kahje të kundërt, sa që e humba orientimin dhe nuk e dija ka më çojn.
Aty e kuptova dhe u binda që dikush ka intervenuar, se dikush më paska pa që më kanë marë. U ndal vetura, me larguan thesin, me ngriten kokën që ma mbanin ulur tëre kohës, më dhanë telefonin dhe më thane: si imal sreka aj simni se.
Aty e pashë që isha pran saemit te hotel kontinental. Ktheva koken të shoh targat e veturës, por ishin aq me baltë sa që asgjë nuk lexoej. ( Ka pasë malltretim psiqik, tallje dhe ofendime për dekocentrim, që të provokojn dhe t’më nxjerin nga takti) por ato janë normale në raste të këtilla. Unë e kalova edhe njëher 1983-84. U binda se shkavi edhe pas 100 viteve nuk mund as të reformohet dhe as të bëhet shtet.

Lutem deri te gjitha instancat që sa më shpejt të lirojnë djelmoshat e ri që i kanë arestuar dhe po i malltretojnë në burgun e Shutkës në Shkup.

Falenderoj në emër të qytetarëve shqiptar reagimin e institucioneve relevante të Shqipërisë, Kosovës ,SHBA-së, OBSE e tj, për mbështetjen e kërkesave reale të shqipëtarëve sidhe dënimin e përdorimit të forcës së shtetit maqedon ndaj qytetarëve shqiptar.
Besojmë thellë se shteti shqiptarë me ose pa pëlqimin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni do të gjej forcat dhe mënyrat për formimin e disa institucioneve të përbashkëta duke filluar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Shqipërisë dhe të tjera që kanë elemente të përbashkëta veprimi.

Përshpejtimi i proçeseve është frymëmarrje më e lirë për qytetarët në rajon.

Pak punë kush do ta mer bajrakun, por shumë punë kush e çmon dhe e shfrytëzon kohën.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. I nderua,
    Kesi lloj shkrimi keni pasur edhe me hert. Dhe si duket nese mendoni se njerzit i ka leshuar memorja po ju them se gaboheni. Ketu ne Shkup pothuaj se te gjith njihemi dhe ia dime vleren njeri tjetrit. Po me perkujton femite te cilet nuk akne guxim te perleshen dhe shtyhen mes veti. Pas kesaj secili trillonte tregime te tij, se si nuk ia leshoi rrugen tjetrit, si ia theu turijt e beri krejt gjak… e cfar jo tjeter. Se pari nuk e di ke perfaqesoni juve, dhe pse paskeni qene kaq i rendesishem e te rezikshem per shtetin. Mos haroni se keni pasur akuza serioze lidhur me ngjarjet e vitit 2001. Me ra nder mend nje bisede e vitit 2002, kur nje person ne bisede e siper per luften u shpreh se “Nuk e du lirin me “hoxhallar” e “haxhiler””. Une po ja shtoj se edhe une nuk e du Shqiperine sic e quan ti “Maqedoni antike”, me presona si ti. Mos e nxit situaten dhe te rijte se atyre ska kush ju rin prapa, ashtu sic te paskan ndejtur ty gjith ata alamet institucione. Shkrimi po me perkujton nje situate ndoshta ne te cilen ti kishe dashur te gjendesh, por ato situata nuk jane me deshire po me prkushtim per nje ceshtje?!!!!!!!

Back to top button