Rasti  “Monstra ” ngacmim plagësh për shqiptarët

Asnjëherë nuk e kam menduar të shkruaj një opinion, dhe në këtë mënyrë të shpalos mllefin që është grumbulluar dekada me rradhë. Që nga mosha fëmijërore, kur fillova ta kuptojë jetën, nuk ndëgjova gjë tjetër përveç torturave që u janë bërë popullit tim. A thua vallë aq të rrezikshëm jemi ? Që si e vogël e kam pyetur veten përse vallë jemi kaq të pa mbrojtur? Përse vallë ndodhë kështu, që kur të dojë  sllavi të na torturojë në këtë mënyrë?


Me ngjarjet e fundit që po ndodhin për rastin “Monstra” seç mu kujtuan ca vargje, që as vetë nuk e di nga i kam në mendje,nuk ua di as autorin. E di veq një gjë, që prej  kur isha fëmijë jam rritur me këto vargje,që fatkeqësisht sot e kësaj dite janë ende aktuale. E mbaj mend që sa herë mblidheshim nëpër ndeja me familjarët e mi, më thonin tua recitoj këto vargje dhe të gjithë plasnin në vaj.
Unë sot dua ti ndaj me ju këto vargje duke urruar  që një ditë kjo histori të ngelet si dëshmi për gjeneratat e ardhshme ,dhe fëmijët tanë mos të rritet duke i përjetuar këto ndodhi. Kërkoj ndjesë nga autori që anjëherë nuk ia mësova emrin, apo ndoshta të gjithë shqiptarët e vuajtur janë autor të këtyre rreshtave.


Natë e zezë
Natë e zezë me 26 Janar
Në Idrizov Shuto Orizar
Mbi të burgosurit shqiptar
Një terror i paparë
Në mes të natës në gjumë të parë
Vërshoi burgjet policia
Të burgosurit shqiptar
Të gjithë i nxorrën nga qelia.
Në qelinë numër 1
Aty rrin një DJALË I RRI
I burgosur për një fjalë
Pse ka thënë jam trim shqiptar
Pse mban këmish kuq e zi
Pse në qaf shqiponj ka pas
Pse ne xhepin e tij të djatht
Një gazet i kanë  has
Republik kërkon ti ?- i thotë i çmenduri ILI
Ti don qiellin me e mbrri -i thotë polici SAMOIL
Në këtë tokë përveç meje nuk lë tjetër të bëhet trim
Këtë plis të bardhë mos ta shoh
se me gjithë kokë do ta hek.
Në qelinë numër 2 EFENDIN e kanë shti
E pështërojnë si është më zi
Ky është Hoxhë thot gardiani
E trajtojmë sikur gomari
Mish derri do ti jap
Me raki do ta stërpik
Le të di ky çfar imami se për ne më është armik
Në xhamin ku ka shërbyer
xhematit vet u ka thënë: të betohemi në Kur an
Të luftojmë për vatan
Në qelin numër 3 LIRIDONA vashë e re
Kur e mbyllën ishte shtatzanë
Pikërisht në muajin e nëntë
Kur një ditë foshnja lindi
ILIRIDA nëna  bërtiti
Gardiani me emrin ILI
Së shpejti hyri në qeli
Çpo bërtet si e tërbuar
Çështë ky  foshnjë që e ke pranë
Ju kur të shkoni atje lindni
Sikur me e pas macën nanë
E kur maca është e urritur
Fëmin e vet ka me e ngrënë
E un ty do të lë pa ngrënë
Ky foshnjë kur sdo  të thërras nënë.

Nadire Rexhepi, mësimdhënëse e gjuhës gjermane

Lajme të ngjashme

Back to top button