Maqedonia në prag të luftës?

A ka racizëm më të madh sesa te ndiqesh qytetarët nëpër rrugët e qytetit , të rrahesh pamëshirshëm, të vritesh, vetëm pse je Shqiptar . Këto skena na kujtojnë ndjekjen e Judëve nëpër rrugët e Berlinit për ti vrarë, djegur, dhunuar e depërtuar nëpër kampet e përqendrimit. Këto skena janë trishtuese e të papranueshme për çdo shoqëri në botën e qytetëruar,. Këto ske…na vetëm sa ja shkurtojnë jetën shtetit i cili në asnjë mënyrë nuk mund ta marrë veten.

Politikanët shqiptar sot janë të mirë para të huajve, e kurrsesi nuk janë të mirë ndaj Kombit të cilin e përfaqësojnë. Ata janë servil dhe të dëgjueshëm ndaj ndërkombëtarëve dhe jo transparent dhe jo në shërbim të interesave kombëtare. Politika shqiptare është e rastit dhe nuk ka strategji veprimi; ajo është përçarëse, nuk shkon në dobi të unifikimit në momentet vendimtare për kombin. BE hesht sepse po heshtin politikanët dhe përfaqësuesit shqiptar. Këta kane heshtur që nga marrëveshja e arritur ne Ohër,sepse ajo marrëveshje kurrë nuk u zbatua ne parim. Po ku është sot ndërgjegjja Kombëtare e shoqërisë sonë. Se Ali Ahmeti dhe klika e tij nuk përfaqësojnë popullin shqiptar tash e dimë të gjithë ? Ata përfaqësojnë vetëm klasën politike dhe asgjë tjetër. Marrin rroga të majme, marrin donacione nga më të ndryshme, vozisin vetura të shtrenjta. Sot kemi një situatë në Maqedoninë e cila po troket ne pragun e luftës.

Ku dreqin është strukur patrioti i’’ madh ’’Ali Ahmeti.. Si duket në kotecin e gjelave, por nuk me habit shumë puna e tij . “ Ky patriot” i’’ madhe’’ që dyshohet për manipulim dhe spiunim që nga koha e vrasjes se Zahir Pajazitit e deri tek vrasjet e Komandant Telit me shokë, Tahir Sinanit, Harunit, e burgosjes së qindrave shokëve të vetë. Ali Ahemtin do ta zë gjaku i dëshmorëve sepse gjaku nuk humb. Hesht, hesht se një ditë do përgjigjesh për gjithë ato qe i ke bërë. Po ku janë opozita që trumbetonte se do ta bëjmë bashkimin, kur është koha të flitet, ata heshtin.

Politikanët harruan luftën, harruan dëshmoret, harruan gjakun, harruan të gjitha ato qe i beri me dekada sllavo-Maqedonia. Politikanët tanë janë individ amoral…. Ku është RAMA i ‘’madh’’ te cilin kushtetuta e Shqipërisë e obligon që të mbroj shqiptarët kudo që janë dhe jetojnë. Sa për Thaçin nuk kemi çka flasim, ky është nënshtruar vet para ndërkombëtareve dhe e ka futur Kosovën në qorrsokak dhe ka hapur një konflikt te ri në veri te vendit qe është i pariparueshëm dhe nga ky nuk pritet që mund ti ndihmoj askujt. Populli im Shqiptar liridashës nuk kemi ku të shkojmë nga trojet tona shekullore. Si duket nuk po mbetet rrugë tjetër pos të shohim ku janë rrezet e diellit që shndrisin Sharrin, se rrugët vijnë duke u sosur. Dikush thotë se krejt këto trazira në Maqedoni kane përgatitjen ne Beograd, qe hapja e konfliktit atje do te zgjidhte problemin ne Mitrovicë.

Por te gjitha këto paragjykime do të jenë të gabuara se reagimi i Popullit tonë do te jetë i gjithanshëm,, pa dallime nga cili vend apo Krahinë jemi,. Nëse qenia jone është e rrezikuar nuk kemi rrugë tjetër vetëm reagimin si Komb. Këto manovra të Qeverive në Tiranë , Prishtinë, Shkup nuk na çuditin. Por na çudit sidomos qëndrimi i mpitë i masave, që vazhdojnë të mbajnë mbi kurriz të vetin ata që thirren në emër të luftës. Duket se Shqiptarët nuk kanë asnjë perspektivë që të rrinë duarkryq nën këtë tirani të fëlliqur, e cila po rrezikon edhe ekzistencën tonë si Komb. Lumturinë nuk mund ta gjejmë askund veçse në gji të atdheut tonë, në frymën e dashurisë kombëtare. Nuk dua të besoj se ne mund të durojmë në heshtje këto vrasje që po i bëhen popullit shqiptar. Bashkohu me përpjekjen tonë, për t’i siguruar këtij populli tone lirin,drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button