Sot Shkupi i qetë, dita kaloi pa protesta

Edhe pse të paralajmëruara, sot nuk u mbajtën protestat në orën 14 për rastin Monstra.

Protesta ishte paralajmëruar të mbahet në afërsi të qendrës tregtare ‘Çairçanka’ në Shkup. Përveç prezencës së policisë nuk janë paraqitur asnjë nga qytetarët që bënin thirrje për protestë në rrjetet sociale.

Për shkak të paralajmërimeve administrata e Gjykatës themelore në Shkup në orën 14 kanë përfunduar orarin e punës në rast se paraqiten protestuesit.

Megjithatë, ende nuk dihet se a do të vazhdojnë protestat ditën e premte ku dhe ka një paralajmërim për mbajtjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button