Gruevski: Protestat nuk janë në interes as të shqiptarëve as të maqedonasve

Protesta që janë të qeta dhe ku qytetarët duan të shprehin pakënaqësinë e tyre ka në të gjitha shtetet demokratike dhe ato përkrahen dhe kanë ndikimin e tyre. Mirëpo, protestat ku përdoret dhunë, është diçka që askush nuk e përkrah në asnjë shtet, në asnjë mjedis, as në shtetin tonë.

Këtë e deklaroi kryeministri I Maqedonisë Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me organizimin e protestave, duke shtuar se shteti dhe institucionet kanë kapacitet të ballafaqohen me kështu lloj rastesh, por edhe me situate edhe më të vështira.

“Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë profesionale ka kryer punën e saj dhe shteti nuk do të lejojë që këto protesta të eskalojnë në atë masë sa të kërcënojnë interesat e qytetarëve dhe institucioneve”, deklaroi Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button