DEMOKRACIA KRIMINALE

Guri mbi të cilin qëndron tentativi i bashkimit kombëtarë, po shkërmoqët dalëngadalë – dhe kjo – falë krimit të organizuar në mes të partive shqiptare të Maqedonisë dhe atyre maqedonasve. Koalicionet në shtetin e Maqedonisë në mes të tyre, si duket, nuk stimulojnë asgjë, përpos që të kërcënojnë dhe nxisin kritika tek populli, shqiptar si dhe maqedon.

Këto manovra shtrënguese nga zyrtarët shqiptar, që të mbajnë raporte të ndërlidhura dhe diplomatike me përfaqësuesit maqedonas, janë treguar totalisht një dështim, pasi që shqiptarët nuk pranojnë që të jenë “gur shahu” për maqedonasit, dhe gjithashtu të partive të shitura shqiptare.

Vartësimi i politikanëve shqiptarë ndaj atyre maqedonas është padenjësi, padrejtësi që po i bëhet popullit shqiptar. Dashuria për lluks e ka përshkuar politikën tonë, dhe kjo është e dëshmuar anë e mbanë trojeve shqiptare. Hiç, por bash hiç nuk është diplomaci kjo që po ndodh në Maqedoni, por këto janë rrënjët e një diktature pa precedentë. Këto ndërhyrjet e njësive speciale në lagjet shqiptare, janë shenjë e qartë që tregon se qeveria maqedonase po mundohet të implementon frikë ndaj popullatës, deri në atë që të kthehemi në epokën e komunizmit djallëzor.

“Në atë vend ku ka diktaturë, nuk thuhet që ka diktaturë. Sepse sapo dikush ta thotë atë, ai ekzekutohet.”, kjo fjali ka analogji me situatën tonë në Maqedoni. Por ende jemi në fazat paraprake, falë Zotit. Zgjohu, o popull, sepse me diplomacinë e përshkruar nga partiakët tanë nuk do fitoni drejtësinë, fitoni “kompromise”!

Egzon Ramadani
Student i ekonomisë

Lajme të ngjashme

Back to top button