Letër e hapur drejtuar Kryeministrit Rama për gjendjen në Maqedoni

I nderuari Kryeministër Edi Rama, shpresoj se kjo fundajvë ju gjenë të stërngarkuar me punë për të rilindur Shqipërinë që e katandisi kaq keq para ardhësi juaj, monstrumi që çdo herë ka luajtur me ndjenjat tona, si shqiptar të Maqedonisë.

E shoh se ju mbrëmë jeni zbavitur me lojën Hollandë-Kosta Rika, por ne këtu në Maqedoni kemi probleme të mëdha me shtetin. Shqiptarët në Maqedoni duhet të kenë mbështetjen tuaj! Në mungesë të mbështetjes nga partitë politike shqiptare në Maqedoni, mijëra qytetarë dolën në mbrojtje të së drejtës dhe në protestë paqësore për të kërkuar drejtësi. Edhe ju e dini se si mund të reagojë policia përballë qytetarëve që nuk kanë mbështetjen e shtetit, pasi edhe ju keni qenë pjesë e protestave kur ishit në opozitë. Në këto situata, qytetarët malltretohen, burgosen dhe mos dhashtë Zoti, ata edhe mund të vriten.

Po, ka pasur reagim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë por çka mund të ndryshojë një reagim i drejtuar homologut, Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, përderisa shqiptarët rrihen dhe malltretohen nga Ministria e Punëve të Brendëshme në Maqedoni. Reagimi juaj është vetëm për sy e faqe dhe do të heshtet nëpër procedura burokratike dhe nuk do të ketë asnjë ndikim.

I nderuari Kryeministër, ju lutem bëni diçka më tepër për ne pasi ne jemi 1 milion njerëz të harruar nga politika, shteti, ish-kryeministri i Shqipërisë që na mbështet në Facebook, vetëm për LIKE, jemi të harruar nga politika e fëlliqur e Hashim Thaçit i cili njejt si këto këtu nuk kujdeset për qytetarët e Kosovës. I nderuari Kryeministër, mos pritni që të vini pas disa ditëve dhe të qani të vrarët e këtyre protestave por REAGONI dhe ejani ngriteni zërin sot.

Ne qytetarët e Maqedonisë, të lënë pas dore nga të gjithë, ju presim krahë hapur për të na ndihmuar. Kurdo që të jetë, Shqipëria do të bashkohet dhe do të ishte mirë që ju të filloni të kujdeseni për ne që sot. Ilirida ju pret, por nuk e di deri kur dhe në çfarë gjendje.

Faleminderit për harxhimin e kohës për leximin të këtij mesazhi!

Venhar Ramadani

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button