“Komandanti” që frikësohet prej grave

T’ia bëjmë qejfin dhe ta thërasim ashtu siç ekzaltohet sa herë kur shërbetorët e tij deputetë e ministra i drejtohen me “komandant”. Të shfrytëzojmë ratin dhe t’ia masim komandantllëkun, meqë ra fjala. I suksesshëm për të dhënë urdhëra, por vetëm ndaj shqiptarëve. Patriot i madh nëpër fshatrat me 100% shqiptarë, ndërsa aty ku ka 5% maqedonas as nuk i shkel këmba. Komandant në vitin 2001, por vetëm në “zonat e lira” të cilat ia çlironin ushtarët dhe ai madje vinte vinte me helikopterë, sepse as ushtarëve s’ju besonte. Komandant që kurrë nuk e mësuam se në cilin front luftoi. Por ajo më kaloi. Nga ajo periudhë na mbeti një dilemë e cila si duket nuk do të mbetet edhe gjatë kohë si e tillë, pasi historia e re po kristalizon shumë gjëra. Dilema më e madhe e vitit 2001 mbeti Kalaja e Tetovës e cila u çlirua nga UÇK dhe u dorëzua nga ….. unë për vetë nuk e di nëse ka pas ndonjë ushtri tjetër aty që të them

i se ata të tjerët u tërhoqën dhe “dorëzuan”. Por edhe ata që i dijmë se ishin aty, në fakt kanë marë urdhër nga dikush, nga ndonjë komandant, por nga cili? Ti kthehemi ditës së djeshme për të mësuar të pardjeshmen. Një prokurore femër mori guximin dhe kërkoi dënim të përjetshëm për 6 shqiptarë të Shkupit dhe komandanti ynë nuk tha asnjë fjalë, por përmes kumtesave dhe zëdhënësve garantoi drejtësi. Pse u frikësua komandanti nga një prokurore femër? Koçidencë ndoshta, por edhe ajo që i arrestoi dhe i gjykoi madje edhe para se të mbahet procesi i gjykimit ishte grua, ministrja Gordana Jankullovska. Ajo madje edhe pa e pasur për detyrë zyrtare, për obligim nga prokurorja e cila të paktën kishte të drejtë zyrtare të kërkonte dënim, që në ditën e arestimit i gjykoi si terorist dhe radikal islamik. Komandanti përsëri heshti. Dhe pastaj foli, foli atëherë kur reaguan burrat shqiptarë, e prej këtyre nuk u frikësua si çu frikësua nga një police femër.

Po kjo kryepolicja femër ishte në të njëjtën detyrë kur komandantit të madh iu arrestuan dhe vranë edhe shumë ushtarë dhe kkomandant të tjerë. Kjo grua vrau dhe Harun Aliun, ndërsa komandanti jo vetëm që nuk foli, por nuk guxoi as të shkojë në varrim dhe për ngushllime në familjen e ish shokut të tij të luftës. Kjo grua i burgosi dhe vrau edhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë dhe ushtarë e komandantë dhe krye komandanti përsëri heshti. U frikësua? A frikësohen komandantët nga një femër? Jo, komandantët kanë burrëri … po komandanti ynë? A kishte burrëri apo kishte frikë? Nëse komandanti kaq shumë ua paska frikën femrave, sa trim mund të jetë para meshkujve? Upppsssss në vitin 2001, komandanti ynë përballë kishte meshkuj dhe jo femra si sot. Nëse sot frikësohet, si është ndjerë atëherë?

Hë pra, kush e shiti Kalanë e Tetovës në atë kohë kur përballë komandantit kishte burra maqedonas? Dikush tha nuk janë burgosur dhe vrarë të gjithë ushtarët dhe komandantët e UÇK-së. Por, por ata që mbijetuan, u turpëruan dhe gjunjëzuan. Komandanti për kaq kohë sa rin në Qveri, çdo ditë e më tepër i pakësoheshin ushtarët e vitit 2001 dhe së fundmi mbeti pa asnjë prej tyre. Një Hazbi Likë, krahu i tij i djathtë të cilin mendonim se do ta mer vetëm sa për dekor dhe për t’na mbyllur gojën neve, as ai nuk u bë ministër. Edhe përkundër dëshirës së madhe brenda radhëve të partisë së komandant “Abazit”, komandant Qela mbeti jashtë Qeverisë. Por ama këtu sharra na zuri në gozhdë, apo në baski si] i themi ne në Kumanovë. Komandant Qela tha JO marëveshjes me të cilën ai dhe shokët e tij të vitit 2001 u turpëruan. TË LUMTË Qela, TURP komandant ABAZI. Një këshillë për fund: Kryeministri Nikolla Gruevski ka vendosur që gjithë Qeverinë e tij pas disa muajve ta mbush me femra. Ik komandant sa është herët, sepse ka rrezik që nga frika të pësoni diçka më keq. Jo more jo, po bëj shaka. Nuk mbushet Qeveria e Maqedonisë me gra, por po mbushen rrugët me burra shqiptarë dhe po të afrohen gjithnjë e më shumë. Mos kij frikë nga femrat maqedonase, por kij frikë nga Zoti dhe nga burrat shqiptar. Prej Zotit s’ke ku ik, por prej burrave shqiptarë më mirë ik që tani, sepse ata janë ngritur, janë nisur, po vijnë…..

Autori Jeton dhe vepron në Zvicër- Kryeredaktor në Radio Zëri i Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Back to top button