Manipulimet e BDI-së

BDI ekzistuaka, perfundimisht dolinga vrima e miut me nje kumtese te turpshme per protestat e djeshme ne Shkup. Na thone neve shqiptareve se na na qenka te shqetesuar. Ju nuk duhet te shqetesoheni, por duhet te veproni. Une nuk them te dilni prej qeverie, sepse shqiptaret duhet te kene perfaqesues ne qeveri, por duhet te kerkoni pergjegjesi per gjykimin skandaloz te rastit Mostra. Kerkoni menjehere te shkarkohet gjykatesja dhe prokurorja, ndersa per dhunen kunder protestuesve te shkarkohet Jankullovska. Nese keto kerkesa vmro nuk i pranon, atehere duhet te hiqni mbeshtetjen qeverise ne kuvend. Mos shkoni ne mbledhje, nuk do mund te funksionoje pushteti pa gishtat e juaj nese guxoni ti perdorni. Jo BDI te leshoje qeverine, ta detyroni Gruevskin te dali prej qeverie sepse qeveria e tij do rrenohet nese ju nuk e mbeshtetni. Opozita eshte jasht kuvendit, perdoreni situaten njehere ne favor te qytetareve.

BDI thote se paska kerkuar te zbardhet rasti, po nuk na thone se prej kujt kane kerkuar, prej vetevetes, a harojne se jane pjese e pushtetit. Kane 19 deputet, pese ministra ne qeveri dhe kerkojne prej dikujt tjeter te zbardhe rastin. Kane minister drejtesie, kaluan dy vite nga arrestimi i njerezve, ketyre ende kerkojne kohe per te tjeret qe te zbardhin rastin. More, a kane mend keta njerez?! Nese nuk kane guximin dhe nuk mund te perfaqesojne shqiptaret, atehere eshte e ndershme ta kthejne mandatin.

Keta ditkan edhe te perkrahin protesta, poshi zotin, mos dashtet edhe protestat te na i ndaloni?!

Shikoni cfare ironie, rastet e Hages, Ali Ahmeti i zgjodhi me marreveshje politike e jo me procedure te rregullt gjyqesore, ndersa per shqiptaret e zakonshem kerkon procedure te rregullt, Gjykata e shkalles se pare, e apelit, gjykata supreme bile bile ditka se ekziston edhe gjykata ne strazburg. Wow, cfare zbulimi!

Nese jeni aq te perkushtuar ndaj zbatimit te ligjit atehere hajde edhe rastet e Hages te zbatojme procedurat e njejta, le te paraburgoset Ali Ahmeti me shoket e tij, le tu jepet organeve te drejtesise dhe te prokurorise disa vjet kohe qe te zbardhin rastin, e te shohim pastaj, ti ndjekim te gjitha instatncat gjyqesore te kalojne, e pastaj shkojme edhe ne Strazburg.

Departamenti amerikan i shteti ne raportin e fundit tha se ne Maqedoni nuk ka drejtesi, se ligjit zbatohet ne menyre selektive, se ka te denuar politik, vetem Ali Ahmeti nuk e ka ende te qarte se sa eshte sahati.

Ne vend te ketyre brockullave permes kumtesave idioteske qe na e poshtrojne intelegjencen e shqiptarve, Ali Ahmeti duhet te na thote neve shqiptareve, a e dine sakte se kush e porositi vrasjen ne Smilkovc, kush e planifikoi dhe kush ishin ekzekutoret. Duhet te na e thote te verteten sado e hidhur te jete, pse u vrane femije te pafajshem maqedon dhe cfare qellimesh fshihen pas kesaj vrasje makabre. Nese nuk e di, a une besoj se ai as qe mund ta dije, atehere mjere shqiptaret ne dore te kujt kane mbetur.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. quditem pse i kritikoni,s duhet me ja zen per te madhe se kta persona as qe mund ta paramendojn se qka don te thot te jesh ne qeveri,ter kohen kan qen puntor te thjesht dhe tash kan fitu bingo dhe jan ne qeveri, kto ende sjan te vetdishem se jan ne realitet ne qeveri,mendojn se jan ne ender dhe s deshirojn qe tjau prish askush enderen

Back to top button