Izairi: Problemi me ndotësit industrial “Makstil” dhe “Jugohrom”, do të zgjidhet

Ministri i ri i Ekologjisë, Nurhan Izairi tha se problemi i ndotjes  industriale nga firma “Makstil”, por edhe “Jugohrom” do të zgjidhet së shpejti. Izairi njoftoi se janë vendosur tashmë 2 aparate matëse për nivelin e grimcave ndotëse, të marra nga Ministria e Shëndetësisë, dhe në afat prej 5 ditësh do të dilet me rezultate.

“Janë të montuara në vende të caktuara aparate të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë duke u bërë matjet të cilat do të zgjasin 5 dite, dhe pas 5 ditësh sipas një procedure të cilën e parasheh ligji, do të bëhet analiza në laboratorin e licencuar. Jo vetëm “Makstili” në Maqedoni është edhe “Jugohromi”, edhe atje është dhënë urdhri që të bëhet matje. Nëse nuk i plotësojnë kushtet kemi ligje për mbrojte të ambientit dhe do të veprohet sipas ligjit”, tha Nurhan Izairi, Ministër i Ekologjisë.

Izairi tha se nëse rezultatet e analizave vërtetojnë se “Makstili” apo “Jugohromi” janë ndotës të ajrit, ato do të gjobiten me shuma që sillen nga 70 mijë deri në 100 mijë euro, ndërsa pas skadimit të afatit të tetorit për implementim të filtrave mbrojtës për këto dy kompani, ato do të mbyllen. Këto komente u bënë pas takimit njohës të Ministrit të Ekologjisë me shefin e delegacionit evropian Aivo Orav

Lajme të ngjashme

Back to top button