Në Gjykatën e Shkupit, seanca përgatitore për rastin “Banka e Maqedonisë”

Në Gjykatën e Shkupit sot do të mbahet seanca përgatitore për rastin “Banka e Maqedonisë”. Seanca e parë ka filluar më 19 qershor por është anuluar për sot.

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të marrë pjesë në gjykim, edhe pse ai është paditësi. Sot ai gjendet në vizitë në Kinë, ndërsa herën e kaluar ishte në Parlament ku është votuar qeveria e re.

Ai paditi liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për shpifje për aferën “Makedonska banka”, në të cilën, sipas opozitës, Gruevski ka marrë para në vlerë prej 1,5 milionë euro për shitjen e bankës.

Për këtë Zaev ka paraqitur edhe audio-inçizime me bisedat telefonike. Gruevski nga Zaev kërkon dëmshpërblim prej 500 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button