Ja kush është populli më inteligjent në Evropë

Sipas një studimi të bërë për të gjetur koeficientin e inteligjencës së secilit shtet evropian, nëpërmjet llogaritjes së cilësisë së arsimit, është krijuar një hartë me koeficientin e secilit shtet. Shqipëria ka rezultuar me një IQ më të ulët, ndërkohë që Finlanda mban nivelin maksimal të inteligjencës.

Cilësia e arsimit ndikon në masë të madhe në rezultatet e koeficientit të inteligjencës së njeriut. Kjo do të thotë që një koeficient i ulët IQ, është tregues i një arsimimi të ulët të personave më tepër sesa tregues i inteligjencës së lindur.

Këtu po ju paraqesim një studim që është bërë duke llogaritur të dhënat statistikore të popullsisë që nga viti 2007.

Harta është bazuar në të dhënat statistikore të arsimit të shteteve. Rindermann ka përdorur matjet e koeficientit të inteligjencës IQ dhe të dhëna të tjera në dispozicion, për testimin e IQ në vende të ndryshme duke përdorur të ashtuquajturin “Greenwich IQ”, domethënë vendosjen e një koeficienti maksimal prej 100, dhe pastaj ka aplikuar rregulla të caktuara për të vlerësuar IQ mesatare të të gjithë popullsisë.

Kosova në këtë hartë është kuptuar si pjesë e Serbisë dhe Krimesë në kuadër të Ukrainës për qëllimet e këtyre statistikave. Ndërkohë për Malin e Zi nuk ka statistika./ Shekulli

VERZIONI DESKTOP