Hakerat rusë “po bëjnë namin” tek kompanitë perëndimore

Një raport i ri i një kompanie të sigurisë së kompjuterëve në Shtetet e Bashkuara i ka detajizuar sulmet sistematike të haketërve të identifikuar se janë nga Rusia kundër kompanive perëndimore të gazit dhe naftës.

Në raportin e tij të fundit, të publikuar mbrëmë vonë, kompania Symantex, me seli në Kaliforni, tha se hakerët e njohur si grupi “Dragonfly”, i kishte në cak firmat energjetike në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Francë, Itali, Gjermani, Turqi dhe Poloni. Në këtë kuadër, besohet se ishin sulmuar më se 250 kompani.

Megjithatë, Kevin Haley nga Symantec i ka thënë së përditshmes New York Times, se nuk ka dëshmi se grupi rus kishte synuar t’i sabotoj kapacitetet energjetike perëndimore. Sipas tij, motiv i qartë ishte për të mësuar më tepër për komannitë energjetike, planet strategjike, operacionet dhe teknologjinë.

Haley tha se ky aspekt është “potencial për sabotazh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button