Çfarë shkakton Facebook-u te të rinjtë?

Ndikimi i rrjeteve sociale tek të  rinjtë – të metat dhe përparësitë

Fuqia e rrjeteve sociale, veçanërisht Facebook-ut  është bërë aq e madhe, saqë i ka ndryshuar: zakonet, sjelljet, komunikimin mes njerëzve, dhe më në fund edhe botën në të cilën jetojmë. Objektivi i këtyre rrjeteve është brezi i ri. Të rinjtë, viteve të fundit gjithnjë e më tepër i janë kthyer komunikimit dhe botës online. Rrjetet sociale për të rinjtë janë bërë mënyra më e lehtë për të komunikuar dhe mësuar për njëri-tjetrin (ndoshta pse ky komunikim është pa pagesë), dhe ky fakt na bën të mendojmë për rolin e këtij fenomeni në jetën e të rinjve. Ata shpenzojnë orë të tëra, duke shkruar me kolegët e tyre, duke shkëmbyer ide, informacione, fotografi, gjë e cila shpie  në shfaqjen e të ashtuquajturit brez digjital apo i njohur si  gjenerata e internetit. Kjo gjeneratë, e shfrytëzon  këtë teknologji më tepër se një të tretën e ditës.

Studimet e shumta tregojnë se edhe përskaj  mundësive që krijojnë rrjetet sociale  për njohje  dhe miqësi të reja, të mësuarit më të lehtë dhe më të shpejtë për njëri tjetrin,  shkëmbimin e  mendimeve dhe përvojave,  krijimin e lidhjeve të afërta e të gjëra, mes njerëzve dhe sidomos të rinjve, ata dukshëm e kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit dhe sjelljen midis të rinjve: gjithnjë e më tepër po zvoglohen komunikimet ballë për ballë, zvoglohet përdorimi i mënyrave tjera, më të vjetra të komunikimit  (letrave, porosive, thirjeve telefonike, postës elektronike) etj. Një dukuri shumë prezente është edhe shkurtimi i fjalëve si: flm (faleminderit), klm (kalofsh mirë), skgj (ska gjë),  omg (Oh my God), brb (Be richt back), bthw (by the way) etj. Studimet tregojnë se të rinjtë, në të shumtën e rasteve, nuk i shprehin ndjenjat me fjalë por me ndihmën e fotografive, ose të ashtuquajturve smile. Si pasojë e gjithë kësaj,  mes të rinjëve humb ndjenja e kufirit: midis vituales dhe reales, gjë që nuk ekziston  mes gjeneratave më të moshuara.

Shtrohet pyetja se a janë bërë të rinjtë të varur ndaj kësaj mënyre të komunikimit? Dhe, nëse po, a shkakton ky fenomen ngarkesa psiqike?

Askush nuk mund ta mohoj faktin se rrjetet sociale, posaçërisht Facebooku, sipas të cilit,  çdo ditë në këtë sajt shtohen nga 200 mijë abonentë, i kanë ndryshuar marrëdhëniet shoqërore mes njerëzve. Të rinjtë shpesh tregojnë tendenca të mendjemadhësisë, dhe shenja të çrregullimeve psikologjike, duke përfshirë këtu sjelljet antishoqërore, maninë, agresionin  etj

Shfrytëzimi i tepruar i përditshëm i rrjeteve në fjalë ka një ndikim negativ edhe në shëndetin e të rinjëve, duke shkaktuar te ata ankth, depresion dhe çrregullime të tjera psikologjike, por edhe disa probleme të prekshme, që mund të lindin në të ardhmen.

Studime të shumta tregojnë se Facebooku shkakton çrregullime të vëmendjes dhe ka ndikim negativ në procesin e të mësuarit dhe si pasojë kemi ngecje të suksesit tek të rinjtë nëpër shkolla dhe univeristete.

Megjithate, përveç këtyre dukurive të cilat u përmendën më lartë , rrjetet sociale mund të ofrojnë mundësi për projekte tjera më të avansuara. Të tilla ishin: organizimi i protestave kundër regjimeve totalitare në vendet arabe,  pastaj  në vendet perëndimore, në lindje në Ukrainë, në Ballkan ne Bosnjë dhe në kohën e fundit Shqipëri dhe Kosovë.

Se a mund të presim projekte të mëdha nga rinia jonë, dhe a mund te këndohen këngë si ajo e Migjenit: Rini thuaja këngës… do të flas koha!

Lajme të ngjashme

Back to top button