Ministria e Financave do të rinovojë lokalet në vlerë pre 100 mijë euro

Ministria e Financave do të rinovojë lokalet me tavolina të reja të konferencave dhe kuzhinës, ndërsa investimi për tërë inventarin pritet të jetë rreth 100,000 euro. Ndërkohë, ndërtesa e re e ministrisë është ende në ndërtim e sipër.

Selia e re e Ministrisë së Financave do të jetë në objektin e “Jugobanka”, e cila ka tre vjet që po  rindërtohet për nevojat e ish-administratës.

Punimet filluan në vitin 2011 dhe ishte planifikuar të përfundojë në 12 muaj, por pas tre vjetësh rindërtimi është ende në zhvillim e sipër.

Për këtë objekt, Ministria fillimisht ka ndarë fonde në shumën 9 milionë euro. Pritet që fasada e objektit të jetë në stilin neoklasik.

Lajme të ngjashme

Back to top button