Rexhepi: BFI do të jetë e gatshme që të bashkëpunojë me funksionarët mysliman shtetëror

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi sot zhvilloi një takim me ministrin pa resor në Qeverinë e re të Maqedonisë, Furkan Çako, i cili është përgjegjës për bashkëpunim me Republikën e Turqisë si dhe me shtetet e Lindjes.

Rexhepi ka thënë se BFI-ja ka qenë dhe gjithmonë do të jetë e gatshme që të bashkëpunojë sa më ngushtë me funksionarët shtetëror të bllokut musliman dhe përmes kësaj të kontribuojë edhe në përparimin e shoqërisë dhe të mirëqenies së shtetit.

Kryetari i BFI-së, e ka uruar ministrin edhe për këmbëngulësinë e tij për ta vënë në spikamë jo vetëm përkatësinë etnike por edhe identitetin e vet fetar.

“Ministrat e këtillë gjithmonë do të jenë të suksesshëm dhe ftohen që t’ia zgjasin dorën edhe BFI-së në shenjtë bashkëpunimi dhe respekti ndaj institucionit të vetëm islam në vend”, theksoi Rexhepi.

Ndërsa, ministri Çako premtoi për një bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv, meqë këtë bashkëpunim ia kërkon edhe vetë natyra e punës së tij në Ministrinë pa resor.

Lajme të ngjashme

Back to top button