Konferenca njëqind vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore tuboi katër ambasadorë të BE në UEJL 

Se si ka ndryshuar bota dhe çfarë është realiteti në Ballkan një shekull pas fillimit Luftës së Parë Botërore, ishte tema kryesore e debatit në konferencën e organizuar në Shkup, me titull “Ballkani 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore”, që u mbajt në Universitetin e  Evropës Juglindore (UEJL).
Konferenca mblodhi një sërë folësish, si diplomatë, profesorë, hulumtues, të cilët reflektuan në ndryshimin e realitetit politik dhe të sigurisë në këto 100 vjet.

“Unë jam i prirë të besoj se Historia do të nxjerrë në pah të djeshmen vetëm me një shfletim të kujdesshëm të atyre ngjarjeve që lanë vulën e tyre nëpër kohë “, tha moderatori i konferencës, Demush Bajrami.

“Ky njëqindvjeçar, doemos duhet të na udhëzojë drejt ndërtimit dhe forcimit të institucioneve tona për të punuar në edukimin e gjeneratave të reja, të cilët duke njohur të kaluarën do të mund më lehtë të ndërtojnë të ardhmen”, theksoi ndërmjet tjerash, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore,  Prof. Dr Zamir Dika, i cili ndau panelin e hapjes së konferencës me ambasadorin e britanik në Maqedoni,  Charles Garrett, ambasadoren gjermane, Gudrun Steinacker, ambasadorin austriak, Tomas M. Baier, ambasadoren franceze, Laurence Auer, drejtorin e ICID ngaTirana, Dr. Reis Mulita, drejtorin e IPIS-Shkup, Dr. Ylber Sela, kryetarin e  Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetarin e Klubit Alpbach, Pishtar Lutfiu.

Konferenca u organizua nga Universiteti i Evropës Juglindore, ICID dhe Klubi Alpbach Maqedoni me mbështetjen dhe partneritetin e Komunës së Çairit, Ambasadës austriake dhe Ambasadës gjermane, në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button