NE AT` TETOVE THRRET TELALLI

profeci

e shpresa…

e fundit në rrugë vazhdonte t’i puthte dorën

profecisë

mbi ardhjen e një njeriu me qime sheqeri

( fragment  nga „Dosja e nje kenge te heshtur“

Motivi i frymezimit te ketyre vargjeve te perjetuara rende ishte Tetova e zhytur në spiralen degjeneruese te nje fushate parazgjedhore. Ishte brengosëse. Mjerim dhe  pikellim i hapur te bashkendjeje masen që turrej pa ideal, e poshteruar, me shprese te thyer,e molepsur, e ç`nderuar me dy kilogram sheqer dhe nje liter vaj. Aq ishte vlera. Aq ishte çmimi i dinjitetit atebote. Une dhe bashkekohasit e mi jetuam ne atë„shekull“- do rrefejme nje dite, Ashtu si na rrefyen neve prinderit tane , per shekullin e tyre te skamjes. Mbase, shekulli i tyre mbeti dhe do vazhdoj te mbetet nje shekull me : madheshti sakrifikimi, me urti burrerore, me halle te  nenshtruara paqes shpirterore, edhe me antagonizma por nenshtruar respektit , e mbi gjitha me skamje te nenshtruar apsolutisht –dinjitet.

Nuk do trajtoj me gjeresisht ketu ne formen e nje gjine te eseut kete teme e as nuk do i qasem me teper pershkrimeve socio-letrare te fenomeneve percjellese e perberese politike,shoqerore e kulturore te dukurise ne fjalë ( mbase nje gje te tille ,e sidomos, mbi  nivelin, kulturen,mentalitetin e interesin e votuesit  dhe te votuarit tone -nuk ështe e drejte të demonizohen verberisht vetem politikanët-, e kam trajtuar edhe ne nje shkrim te mehershem : AVATARI POLITIK).

Sot , atje ne at` tetove th`rret telalli…!

Asnjehere me alarmues. Asnjehere me dramatik. Asnjeher me dinjitetvrare. Asnjehere.

Andaj,  JU atje poshtë, respektivisht, NE- edhe une me ju se bashku do zgjedhim „plakun“ e katundit me te madh me shqiptare ne Maqedoni.  Qofte e bërrë !

Por, Kesaj radhe  do bëhet NDRYSHE !

Per hir te gjakut te dëshmoreve, per hir te tradites e nderit mëparmë, për hir te  amanetit te te pareve, per hir te nderit te“ shekullit te prinderve“, për hir të dinjitetit te sotmes,per hir te …ardhmerise së fëmijëve tanë- sot o kurrë !

Kemi ardhur ne situate kufitare ose pragun e situates siç njihet ne teorite sociologjike.

Vetëm një hap me vonë do jete shume vonë.

Pra, jo – edhe nje mandat pa mentalitet devot,dinjitoz, autokton, origjinal, tradicional, demokratik, joegoist, vizionar, kreativ,…Jo apsolutisht , pa ndryshime radikale- se na mpiu e zeza ! Përgjithmonë !

Permenda, ky shkrim ka karakter informues.

 

KESAJ  RADHE DO JETE NDRYSHE !

 

Ne gjysmen e dyte te tetorit do te formohet „komisioni qytetarë“.

Ky komision, do te intervistije, testoje e vleresoje kandidatet për kryetarë publikisht, drejtperdrejt ne media.

Ky komision, i përbërë nga shtate anëtare , te cilët do zgjidhen nga shtate subjektet te

shtresave dhe profesioneve të ndryshme,organizatave ose, shoqatave laike e fetare,  gjithashtu paraprakisht do debatojne publikisht drejtperdrejte me qytetarët nepermjet mediave, e ku si perfundim do zgjedhin perfaqësuesin e tyre për KOMISION , te cilët si u përmend do  debatojnë publikisht me kandidatët ( për më tepër rreth detajeve ne vijim).

Komisioni qytetare me maturi,objektivitet e neutralitet  dhe ne mënyrë profesionale do të profilizojë tiparet, aftësite dhe mundesitë e kandidatëve.

( Vazhdon)

…ç’të jetë

gjallë e varrosur në urinë e heshtur të njeriut

ambicie faraoni apo palcë skllavi

( Ribotim)  

Lajme të ngjashme

Back to top button