Kodi i vetëvrasjes

Saherë të zbehet e vetes fund të dojë t’i japë
Ti çmendu, se mos mbetesh pa dhimbje
Dhe me vrap turru drejt saj
Kape për duarsh si të ishte foshnjë që akoma s’e di emrin e saj
Përkëdhelja faqet sikur të mos ishte ferrë çdo pjesë e saj
Me lotë hiqja pluhurin që ka nis të zërë vend
Emrin, si saherë, mos ia përmend!
Pranë portave të saj pa bëzanë qëndro
Të hapen, mos u thuaj
Se të trembet zemra e ikë!
Pastaj, çdo krim bëhet në fshehtësi.
Ashtu rri.
Dhe me lotë ngjalle çdo kufomë të kalbur
Qoftë ëndërr, shpresë, frikë a gëzim!
Nxirr nga poshtë gërmadhave çdo të fshehur trishtim!
E mbylli sytë dhe me zemër do ta shohësh fytyrën e trishtimeve të tua, më të bukurën fytyrë!
Kur të të vërshojnë lotët si oqeane të trembura, lëri të të lajnë të tërën.

Do t’i hapësh sytë e freskuar,
Me një guxim të ri për t’u rrëzuar
Në gropën e njejtë.

Poezi nga Shqipe Palloshi

Lajme të ngjashme

Back to top button