Maserati Alfieri, kalon nga koncepti në prodhim serik

Drejtori ekzekutiv i departamentit të dizajnit në Fiat ka zbuluar disa detaje shtesë rreth modelit të shumëpërfolur të Maserati Alfieri. Gjatë një interviste dhënë Piston Heads, Lorenzo Ramaciotti, ka deklaruar se nëse bashkohen koncepti dhe prodhimi serik i Alfieri, atëherë sigurisht se askush nuk do të mund të vërejë ndonjë ndryshim.

Ai me këtë deklaratë ka nxitur dyshime se prodhimi serik i Alfieri do të ketë dizajnin e njëjtë sikurse koncepti i prezantuar vitin e kaluar, derisa besohet se kabina do të ketë më shumë hapësirë dhe do t’i ngjasojë Audi TT dhe Porsche 911. Siç është raportuar kohë më parë, Alfier do të jetë i disponueshëm në treg në versionet coupe, kabriolet dhe me tërheqje me të katër rrotat.

Fuqia motorike do të vjen ekskluzivisht nga motorë V6 që prodhon në total plotë 410 kuaj fuqi. Dihet mirë se ky motor nuk do ta zëvendësojë Gran Turismo pasi Maserati planifikon të prezantojë modelin e ridizajnuar gjatë vitit 2018. Sipas zyrtarëve të lartë të Maseratit, kjo veturë do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme sesa Alfier dhe do të ketë motor V8 që gjeneron mbi 560 kuaj fuqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button